LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës konfirmon se arrestoi Shemin e grupit Ilirët: Hipi pa autorizim në skenën e festivalit “Sunny Hill”

Policia e Kosovës konfirmon se arrestoi Shemin e grupit Ilirët: Hipi pa autorizim në skenën e festivalit “Sunny Hill”

Festivali “Sunny Hill” është kryetema e këtyre ditëve në kryeqytet.

Parku Gërmia është ndezur nga performancat e shumta që yjet botërorë dhe artistët vendas kanë sjellë për një numër të konsiderueshëm njerëzish që sivjet morën pjesë në festival.

Mirëpo ka pasur edhe prej atyre këngëtarëve që kanë tentuar të hipin në skenë për të performuar, ani pse s’kanë qenë të ftuar apo të kontraktuar për ta bërë një gjë të tillë.


Pamje nga edicioni i tretë i festivalit “Sunny Hill” (Foto: Sunny Hill Festival/Instagram)

Një gjë të tillë ka tentuar ta bëjë këngëtari Shemsi Krasniqi, i njohur përndryshe edhe si Shemi i grupit Ilirët.

Reagimi qesharak i Dua Lipës kur pyetet nga fansi "A të jep nëna nuse në fshat?"
Lexo po ashtu Reagimi qesharak i Dua Lipës kur pyetet nga fansi "A të jep nëna nuse në fshat?"

Policia e Kosovës përmes një komunikate për shtyp ka konfirmuar se e ka arrestuar solististin e grupit Ilirët, për arsye të thyerjes së rregullave të festivalit.

“Gjatë zhvillimit të Festivalit Sunny Hill, i cili po mbahet në parkun e Gërmisë, më 06.08.2022 rreth orës 16:50, te bina ku përformojnë artistët, është ndaluar: Sh.K., (viti i lindjes 1955, mashkull kosovar), i cili pa autorizim kishte hipur në binë. Zyrtarë policorë që janë të angazhuar në ofrim të sigurisë gjatë zhvillimit të festivalit, kanë kërkuar që personi në fjalë të largohej nga aty. Ai nuk ka respektuar urdhrin e personit zyrtar dhe me këtë rast është shoqëruar në stacionin policor. Policia për rastin ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe me udhëzim nga i njëjti, i shqiptohet fletë-paraqitje për mosrespektim të urdhrave të personit zyrtar. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në respektimin e ligjit dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, vet Krasniqi përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Facebook shprehu mllefin e tij nga festivalit “Sunny Hill” dhe organizatorit Dukagjin Lipa, duke thënë se ishte betuar në fëmijët e tij që s’do ta linte të ngjitej në skenë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Magazina
Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Magazina
Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Magazina
Laerti e quan

Laerti e quan "naziste" Gertën, ndërsa Rozana e ofendon rëndë – videot e epiteteve fyese ndaj banores së BBVA bëhen virale

Magazina
Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Magazina
Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna 'shpërthen' në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky

Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna 'shpërthen' në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky

Magazina
Kalo në kategori