Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personave të dyshuar në Gjilan

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, me autorizimin e Prokurorisë Themelore, ka bërë thirrje për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan po vazhdon të ndërmarrë veprimet operativo-hetimore për të garantuar zbatimin e ligjit dhe arrestimin e të dyshuarve.
Policia kërkon që çdo qytetar që disponon informacione për identitetin ose vendndodhjen e personave të fotografuar të kontaktojë stacionin më të afërt policor, të përdorë aplikacionin digjital “Lajmëro Policinë”, të dërgojë email në info@kosovopolice.com, ose të telefonojë numrat kujdestarë: 192 dhe 038 508 07001.
Policia e Kosovës garanton që të gjitha të dhënat e ofruara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. /Telegrafi/
















































