LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës kap barna të kontrabanduar nga Serbia

Policia e Kosovës kap barna të kontrabanduar nga Serbia

Policia Kufitare njofton se ka ndaluar barna të kontrabanduara nga Serbia.

Sipas njoftimit, të dyshuarit serb i është gjetur një sasi e madhe e barnave të padeklaruara.

“Policia Kufitare gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve në menaxhimin dhe kontrollin kufitar në hyrje të Kosovës te Dheu i Bardhë, ka ndaluar për kontroll të përbashkët me Doganën e Kosovës automjetin e markës Citroen C3 ngjyrë e hirit, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull serb dhe gjate kontrollit në automjet në një çantë laptopi i është gjetur një sasi e konsiderueshme e barnave të cilat kishin banderola të Serbisë dhe të njëjtat nuk ishin deklaruar paraprakisht”, thuhet në njoftim.

Bazuar në kompetencën lëndore barnat i janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës dhe ndaj personit është iniciuar procedura për kundërvajtjen doganore. /Telegrafi/