LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës bëhet pjesë e Taskforcës së përbashkët të migracionit me Shqipërinë dhe Mbretërinë e Bashkuar

Policia e Kosovës bëhet pjesë e Taskforcës së përbashkët të migracionit me Shqipërinë dhe Mbretërinë e Bashkuar

Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe atyre të Mbretërisë së Bashkuar.

Kjo u bë e ditur nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.


“Me ftesë të Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë, me vullnet të plotë kemi shprehur gatishmërinë e Republikës së Kosovë që ti bashkohemi Taskforcës së Përbashkët të Migracionit e cila ka për qëllim bashkëpunimin konkret në kontrolle, baza të të dhënave dhe hetime të perbashkëta për të pakësuar lëvizjet e paligjshme dhe krimin e organizuar të migracionit”.

“Sot në takimin e Përbashkët Mbikqyrës nga përfaqësuesit e delegacioneve janë prezantuar të arriturat e deritanishme të Taskforcës dhe planifikimet e aktiviteteve që synojnë luftimin e kësaj veprimtarie ilegale”.

“Në fjalën time hyrëse të takimit, në prani të Ministrit Balla, Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri Alastair King-Smith, Drejtorit të Përgjithshëm për Zbatimin e Emigracionit në Ministrinë e Brendshme Britanike Javid Bas, Drejtorit të Përgjithshëm të Operacioneve Strategjike në Mbretërinë e Bashkuar Stuart Skeates, kam shprehur gatishmërinë e plotë për bashkëpunim dhe bashkëveprim të autoriteteve tona me ato të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar si dhe kam prezantuar veprimet që kemi ndërmarrur si institucione deri më tani në këtë drejtim”.

“Pjesëmarrja e Republikës së Kosovës në këtë Taskforcë të përbashkët dëshmon përkushtimin dhe përpjekjet tona për siguri rajonale dhe jo vetëm. Ftesën time që takimin e rradhës të mbajmë në Prishtinë, pjesëmarrësit e pranuan me shumë entuziazëm”, shkroi Sveçla.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori