LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës arreston dy persona të dyshuar për ‘kontrabandim me migrant’

Policia e Kosovës arreston dy persona të dyshuar për ‘kontrabandim me migrant’

Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarë nga Policia Kufitare, pas një hetimi disamujor, nën dyshimin e bazuar se është duke u kryer vepra penale ‘kontrabandim me migrant’, kanë realizuar një operacion policor në rajonin e Gjilanit, me ç’rast kanë arritur të bëjnë arrestimin e dy personave të dyshuar.

Personat e arrestuar në këtë rast janë:


S. R. lindur me 1971 m/sh/k

S. A. lindur me 1974 m/sh/k

“Personat e lartshënuar dyshohet se kanë kryer aktivitete kriminale, duke iu mundësuar disa shtetasve nga Afgani të migrojnë në mënyrë të paligjshme, duke përdorur territorin e Kosovës si rrugë tranzite për në shtetet perëndimore.

Dyshohet se gjatë kësaj periudhe kohore mbi 100 persona të moshave dhe gjinive të ndryshme janë kontrabanduar për në shtetet perëndimore. Me këtë rast dyshohet se personat e arrestuar kanë kryer veprën penale ‘kontrabandim me migrant’, Neni 170 i Kodit Penal të Kosovës.

Me urdhër të Gjykatës Themelore në Mitrovicë me datën 26 prill 2017, nga Sektori i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare dhe me asistimin e Njësive Policore të stacionit policor në Gjilan dhe dy njësive të NJSO-së, është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit të parë në Gjilan, ku gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit nuk është hasur ndonjë mjet i dyshimtë.

Pas intervistimit të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të prokurorit të lëndës”- thuhet tutje në komunikatën e policisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori