LAJMI I FUNDIT:

Policia e kërkon të dyshuarin për orë të tëra nëpër labirint

Policia e kërkon të dyshuarin për orë të tëra nëpër labirint

Policia u vu në ndjekje të një personi që kishte përndjekur një grua, edhe pse kishte marrë urdhër nga gjykata që të mos i afrohej.

Por 29-vjeçari Rajan Keneth Uot, në SHBA, hyri brenda një labirinti të krijuar në një fushë me misër. Policët e rrethuan labirintin dhe që të mos vërdalliseshin kot, kërkuan ndihmën e një helikopteri.


Pasi erdhi syri nga qielli, policët ishin të sigurt se shkelësi i ligjit nuk kishte ku të shkonte më, por pas nja dy orësh përpjekjesh e ecejakesh nëpër labirint, ata nisën të humbin shpresat dhe helikopterit nisi t’i mbarojë karburanti.

Disa nga policët nisën të heqin dorë e të largohen. Por për fatin e keq të agresorit, njëri prej policëve, teksa po largohej i mërzitur, vuri re një kotec pulash pranë labirintit. Ai mendoi të hedhë një sy brenda dhe zbuloi se 29-vjeçari kishte qenë gjithë kohën i fshehur aty. /tch/

Në trend Fun

Më shumë
Kjo kompani kërcënoi punëtorët me dëbim nga puna nëse nuk martohen

Kjo kompani kërcënoi punëtorët me dëbim nga puna nëse nuk martohen

Interesante
Pasagjeri ndjen një prekje në krah, shqetësohet kur e zbulon se nga çfarë i vjen

Pasagjeri ndjen një prekje në krah, shqetësohet kur e zbulon se nga çfarë i vjen

Interesante
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Shtetet që shikojnë më së shumti pornografi, nuk janë ato që i keni menduar (Foto)

Shtetet që shikojnë më së shumti pornografi, nuk janë ato që i keni menduar (Foto)

Akademitë e policisë në Japoni po i mësojnë oficerëve grimin - ja pse

Akademitë e policisë në Japoni po i mësojnë oficerëve grimin - ja pse

Interesante
Kalo në kategori