Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përmes Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor dhe stacioneve policore, ka njoftuar se gjatë periudhës 12–18 shtator 2025 janë shqiptuar 1,775 gjoba për shkelje të rregullave të komunikacionit.

Gjatë kësaj periudhe, policia ka ndërmarrë gjithashtu aktivitete të tjera për rritjen e sigurisë në trafik:


  • Hetimi i 18 aksidenteve me dëme materiale;
  • Hetimi i 11 aksidenteve me të lënduar;
  • Ndalimi i drejtimit të mjeteve motorike për 21 ngasës;
  • Tërheqja nga trafiku e 5 motoçikletave në kuadër të planit operativ “Motoçiklisti i rrezikshëm”;
  • Shpërndarja përmes postës e 21 gjobave për kundërvajtje të tjera në trafikun rrugor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon te të gjithë ngasësit që të respektojnë ligjin dhe rregullat e komunikacionit, duke theksuar se siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. /Telegrafi/