LAJMI I FUNDIT:

Policia e gatshme të menaxhojë fluksin e bashkatdhetarëve

Policia e gatshme të menaxhojë fluksin e bashkatdhetarëve

Policia e Kosovës vlerëson që për pesë muaj ka pasur ulje të konsiderueshme të veprave penale si dhe të aksidenteve, por një rritje të numrit të rasteve të dhunës në familje. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës, Afrim Ahmeti.

“Ne mund të vlerësojmë që 6 mujori i këtij viti veç është i mbyllur, ne kemi bërë analiza për 5 muajin e këtij viti në të gjitha veprat mundem me thënë që ka pasur një ulje të theksuar, përfshirë edhe aksidentet e trafikut, të vetmen dukuri që e kemi pasur në rritje kanë qenë të rastet e dhunës në familje që jemi duke i përcjellë me shumë shqetësim”, tha Ahmeti për Ekonomia Online.

Ahmeti më tutje është shprehur se për rastet e dhunës në familje kanë zyrtarë policorë të trajnuar në mënyrë që të kontribuojnë në uljen e rasteve.

Ai u ka bërë thirrje të gjitha viktimave që t’i raportojnë në Polici këto raste për të cilat garanton se do të trajtohen me seriozitetin më të lartë.

“Kemi zyrtarë policorë që janë të trajnuar se si t’i trajtojnë këto raste, jemi duke bërë thirrje qytetarëve në vazhdimësi të kontribuojnë në uljen e këtyre rasteve dhe viktimave që të raportojnë dhe të kenë besim te Policia e Kosovës që çdo raste të dhunës në familje ta raportojnë në Polici dhe ne me prokurorinë e shtetit ta trajtojmë në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Kolonel Ahmeti më tutje tregoi edhe për punën e paraparë në gjashtë mujorin e dytë të vitit, ku ndër të tjera është edhe menaxhimi i kufirit dhe fluksi i bashkatdhetarëve që pritet të vinë.

Poashtu ai tha se prioritet është dhe kujdesi për sigurinë e qytetarëve në tubime publike siç janë ahengjet e ndryshme familjare.

“Normalisht tash nëse hapën kufijtë presim një fluks më të madh edhe të bashkatdhetarëve. Pritet shpejt sipas informacioneve me u hap edhe dasmat dhe ahengjeve familjare, shfrytëzoj rastin t’i apeloj të gjithëve që të festojnë me zemër e  jo me armë, ku përdorimi i armëve paraqet kërcënim për ata për familjarët dhe gjithë qytetarët e tjerë”.

Pandemia ka ndikuar edhe në ndërpriten e trajnimit të rekrutëve për policët e rinj, të cilët shpejtë do të përfundojnë trajnimin në mënyrë që në vitin e ardhshëm të shpallet konkursi.

“Fatkeqësisht pandemia  gjeneratën që kemi pasur kah mesi i trajnimit në akademi, është dashur me i respektuar vendimet e Qeverisë dhe kemi ndërpresë trajnimin, shpresojmë që të gjendet një mënyrë dhe të vazhdojmë shpejt me pjesën e mbetur të trajnimit”.

“… planifikojmë që  deri në fund të vitit nëse rrethanat na lejojnë e kemi të gatshme edhe një gjeneratë prej rekrutimit të kaluar dhe varësisht prej nevojave dhe zhvillimeve do të bëjmë përpjekje që nëse jo këtë vit, vitin e ardhëm të shpallen konkursi për një gjeneratë të re”, tha Ahmeti.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori