LAJMI I FUNDIT:

Policia e Arizonës përdori pajisjen që futet me forcë nën rrotën e pasme të një automjeti që po ikën – e kap dhe e ndalon atë

Policia e Arizonës përdori pajisjen që futet me forcë nën rrotën e pasme të një automjeti që po ikën – e kap dhe e ndalon atë

Dikur konsiderohej si një vegël e stilit “të librave komikë”, por tani ajo është përdorur në disa ndjekje automjetesh, duke përfshirë një të fundit në Arizona.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia përdori pajisjen për të ndaluar një makinë pasditen e së premtes, 29 prill.


Burri në timonin e automjetit që po ndalohej ishte Brandon Smith, një 30-vjeçar i cili dyshohet se “shkeli rregullat”, në një rrugë në veri të Phoenix.

Fillimisht, autoritetet thonë se nuk e ndoqën me makinë, por dërguan një helikopter pas tij.

Por automjetet tokësore u përdorën përfundimisht për të ndaluar shoferin dhe një veturë e pajisur me një “kapëse” arriti të ndalonte makinën.

Sipas përshkrimit, bëhet fjalë për një pajisje që del nga pjesa e përparme e një automjeti me rripa me forcë të lartë të lidhur mes tyre.

Më pas i gjithë sistemi është projektuar që të futet me forcë nën rrotën e pasme të një automjeti që po ikën dhe rripat kanë për qëllim ta kapin dhe ta ndalojnë atë. /Telegrafi/