LAJMI I FUNDIT:

Policia dhe ushtria kazake urdhërohen të gjuajnë pa paralajmërim në drejtim të protestuesve

Policia dhe ushtria kazake urdhërohen të gjuajnë pa paralajmërim në drejtim të protestuesve

Udhëheqësi autoritar i Kazakistanit thotë se ka urdhëruar forcat e sigurisë të “qëllojnë pa paralajmërim”, në mes të një shtypjeje të dhunshme ndaj protestave antiqeveritare.

Presidenti Kassym-Jomart Tokayev tha gjithashtu se “20 mijë banditë” kishin sulmuar qytetin kryesor të Almatyt, epiqendrën e protestave të shkaktuara nga një rritje e çmimit të karburantit.


Ai ka fajësuar “terroristët” të trajnuar nga të huajt, pa dhënë prova, raporton bbc.

Ministria e Brendshme thotë se 26 “kriminelë të armatosur” dhe 18 oficerë sigurie janë vrarë deri më tani në trazirat.

Në një fjalim televiziv, Tokayev i hodhi poshtë thirrjet për të zhvilluar bisedime me protestuesit si “të pakuptimta”, duke thënë se “Çfarë lloj bisedash mund të zhvillojmë me kriminelët dhe vrasësit?”

Presidenti i Kazakistanit, Tokayev thotë se “terroristët kanë faj” për trazirat në vend
Lexo po ashtu Presidenti i Kazakistanit, Tokayev thotë se “terroristët kanë faj” për trazirat në vend

“Duhej të merreshim me banditë të armatosur dhe të përgatitur mirë, vendas dhe të huaj. Më saktësisht, me terroristë. Pra, ne duhet t’i shkatërrojmë ata, kjo do të bëhet së shpejti”, tha ai.

Grupet e opozitës kanë hedhur poshtë akuzat e autoriteteve për terrorizëm. /Telegrafi/