LAJMI I FUNDIT:

Policia me detaje të reja rreth aksionit kundër kontrabandës, nga tetë të arrestuarit tre janë liruar në procedurë të rregullt

Policia me detaje të reja rreth aksionit kundër kontrabandës, nga tetë të arrestuarit tre janë liruar në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës sërish ka dhënë detaje rreth aksionit të djeshëm kundër kontrabandës me mallra që u zhvillua në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugore dhe në veri të vendit.

Sipas raportit 24 orësh, policia ka njoftuar se  Drejtoria e Hetimit të Krimit  të Organizuar në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, të asistuar nga njësi të ndryshme relevante policore, me urdhëresë lëshuar nga gjykatat kanë kontrolluar-bastisur në lokacionet e cekura me qëllim luftimin e kontrabandës.

Gjuajtje me armë, gaz, granata e barrikada nga serbët - gjithçka që ndodhi gjatë aksionit të policisë në veri të Kosovës
Lexo po ashtu Gjuajtje me armë, gaz, granata e barrikada nga serbët - gjithçka që ndodhi gjatë aksionit të policisë në veri të Kosovës

“Gjatë operacionit në disa lokacione të ndryshme , shtëpi banimi dhe lokale të ndryshme janë gjetur  dhe sekuestruar:  mallra të ndryshme të cilat shërbejnë si prova materiale në vlerë prej qindra- mijëra €. Gjatë realizimit të operacionit në Mitrovicën veriore dhe Zveçan nga një grup protestuesish duke i  sulmuar dhe penguar në kryerje të detyrës kanë  bllokuar  rrugët me mjete transportuese, përdorë armë zjarri,  granata dore, bombola gazi, bomba shokuese e tjera,  me ç rast lëndime trupore kanë pësuar dhjetë zyrtar policorë, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale në disa automjete zyrtare”, thuhet në raport.


Në lidhje me rastin janë shoqëruar në polici tetë të dyshuar meshkuj të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit pesë  meshkuj kosovarë  janë  dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Dhjetë të  dyshuar të tjerë janë shpallur në kërkim. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori