Policia e Kosovës përmes një komunikate për media është deklaruar lidhur me vizitën e presidentit Hashim Thaçi tek Liqeni i Ujmanit.

Përmes kësaj komunikate, Policia ka thënë se ka qenë e angazhuar në përcjelljen e eskortës së Presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, e cila u realizua në veri të Mitrovicës.


Njoftimi i plotë i policisë:Policia e Kosovës (PK) me njësitet e saja relevante sot (29.09.2018), ka qenë e angazhuar në përcjelljen e eskortës së Presidentit të Republikës së Kosovës z.Hashim Thaqi, e cila u realizua në veri të Mitrovicës.

Njësitet policore janë kujdesur që të ofrojnë siguri gjatë gjithë kohës së vizitës së delegacionit në veri të Mitrovicës, vizitë kjo e cila u realizua konkretisht në Pikën Kufitare Bërnjak dhe tek Liqeni i Ujmanit. Vlen të potencohet se Policia e Kosovës, është kujdesur në aspektin e sigurisë që kjo vizitë të kalojë e qetë dhe pa incidente, ashtu edhe si e tillë ka përfunduar. Policia e Kosovës vazhdon të angazhohet dhe të jetë profesionale, në respektimin dhe zbatimin e ligjit, gjatë implementimit dhe realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore. /Telegrafi/