LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston një qytetar, tentoi ta ngjyros Nikolla Gruevskin

Policia arreston një qytetar, tentoi ta ngjyros Nikolla Gruevskin

Policia dje ka arrestuar një qytetar, i cili tentoi ta ngjyros Nikolla Gruevskin, përderisa ai po mbante fjalim në hotelin “Jadran” në qendër të Shkupit, në kuadër të fushatës zgjedhore.

Sipas dëshmitarëve, përderisa Gruevski po mbante fjalim qytetari ka tentuar të ngjitet në skenë, por është penguar nga sigurimi. Thuhet se bëhet fjalë për sprej për vetëmbrojtje, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në tubimin në të cilin fjalim mbajti edhe kandidati për Bashkinë e Shkupit, Koce Trajanovski, nuk pati incidente më të mëdha dhe u përmbyll pa probleme./Telegrafi/