LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston një person në Prishtinë, i gjetën armë gjatë kontrollit të veturës

Policia arreston një person në Prishtinë, i gjetën armë gjatë kontrollit të veturës

Policia e Kosovës ka arrestuar një person mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Imzot Nikë Prela” në Prishtinë, ndaj të cilit është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.


Ai ka thënë se sot më datë 19.12.2020 rreth orës 19:00, në  rrugën “Imzot Nikë Prela” në Prishtinë, policia ka ndaluar veturën Citroën me targë Kosove, dhe pas kontrollit të detajuar që policia i ka bërë veturës dhe vozitësit ka arritur që në një çantë dore të gjejë dhe të sekuestroj një revole të tipit Cervena Zastava, kalibër 7.65 mm, tetë copë fishek, kalibër 7.65 mm, si dhe një thikë.

“I dyshuari D. B, mashkull 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej”, tha Borovci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori