Hasan Buqaj, polici që u plagos në vitin 2010 nga personi që shkaktoi një vrasje dhe dy plagosje tjera në diskotekën “City Club” të Pejës në natën e dytë të vitit 2010, tha se nuk mundi ta identifikojë gjuajtësin e atëhershëm me armë.
Granit Elshani akuzohet nga prokurori i EULEX-it, Andrew Hughes për vrasje të rëndë, tri vrasje të mbetura në tentativë, shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.
Prokurori pretendon se Elshani i kreu këto veprime me qëllim hakmarrjen, ndërsa vitin që shkoi KALLXO.com e kishte siguruar aktakuzën në 11 faqet e së cilës mes tjerash përshkruhej konflikti i përgjakshëm mes familjeve Elshani e Kelmendi të Pejës që kishte lënë të vdekur 23 persona– 10 të familjes Kelmendi, 3 të asaj Elshani dhe 10 persona të tjerë.
Në gjykatë, polici Buqaj tregoi në fillim se bashkë me dy shokë në natën e dytë të Vitit të Ri 2010 shkoi në Diskotekën “City Club” të Pejës për t’u zbavitur.
Buqaj bëri të ditur se edhe pse nuk ishte në detyrë atë natë, revolen zyrtare e kishte me vete, pasi deklaroi se nuk kishte ndonjë vend të sigurt për ta lënë.
Polici- dëshmitar tregoi pastaj se si nisën të shtënat në diskotekë.
“Në klub ishin të pranishëm diku rreth 700 persona dhe duke ecur e takova një të afërm dhe u ndala për të biseduar me të, kur papritmas u dëgjuan disa të shtëna mbrapa meje”, tha Buqaj.
Ai më pas përshkroi veshjet e personit që shtinte me dy revole.
“Personi i cili shtiu me armë hipi në binë përballë meje, i gjatë rreth 180 centimetra dhe i veshur me xhinse të shlyera, jakne të gjelbër dhe me kapuç në kokë i cili ia hijezonte fytyrën. Me të hipur në binë i ngriti dy duart lart dhe filloi që të gjuajë me dy revole me ç’rast shkaktoi frikë dhe panik te të gjithë të pranishmit”, tha Buqaj.
Polici pastaj tregoi se personi që shtiu nisi të largohej me vrap nga diskoteka, ndërsa tha se vetë iu vu nga prapa për ta ndjekur.
“Papritmas filloi të vrapojë në drejtim të daljes dhe unë u sula pas tij duke u përqendruar vetëm në kokën e tij. Gjatë daljes në korridor u dëgjuan edhe disa të shtëna dhe me të dalë jashtë e ndjeka vazhdimisht dhe çdoherë isha 3 deri në 4 metra lag tij”, rrëfeu Hasan Buqaj.
Ai dha detaje edhe për momentin kur u plagos nga personi që shkaktoi të shtënat në diskotekë, duke treguar se disa herë i bërtiti atij “ndal, policia!”.
“Ai duke vrapuar ngriti dorën pa e kthyer kokën dhe shtiu në drejtim timin. Pas asaj unë edhe një herë bërtita që ai të ndalej, ose do të qëlloj. Ai prapë veproi njëjtë dhe unë mbeta i plagosur në kukë të djathtë pranë xhepit, me ç’rast mbeta i shtrirë dhe nuk mund ta ndjekja më”, tha dëshmitari Buqaj.
Prokurori Hughes e pyeti dëshmitarin nëse mundi ta identifikojë personin që e qëlloi, por Buqaj tha se nuk pati rast t’ia shohë fytyrën personit që shtiu.
Buqaj nuk kërkoi dëmshpërblim për plagosjen, pasi tha se nuk mundi ta identifikojë kryerësin e saj, ndërsa deklaroi se ndjekjen e tij e bëri në cilësinë e policit.
Ndrecë Dodaj, avokati i Granit Elshanit kërkoi nga trupi gjykues që të ballafaqohet përshkrimi fizik që Buqaj i bëri personit që qëlloi dhe ato të dhëna të krahasohen me fizikun e klientit të tij, por gjykata e refuzoi këtë gjë.
Granit Elshani akuzohet se më 2 janar 2010 hyri në Diskotekën “City Club” të Pejës dhe me dy revole të tipit “TT” shtiu në drejtim të Besart Shabit dhe Valdet Kelmendit.
Shabi nga të shtënat më pas vdiq, ndërsa Kelmendi u plagos.
Granit Elshani është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave me të cilat ngarkohet, shkruan Kallxo.com.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi