LAJMI I FUNDIT:

Polici e ndali për një dritë të thyer të veturës, debati u shndërrua në një konflikt me armë zjarri me fatalitet (Video,+18)

Polici e ndali për një dritë të thyer të veturës, debati u shndërrua në një konflikt me armë zjarri me fatalitet (Video,+18)

Disa ditë pasi një oficer policie u lirua nga të gjitha akuzat për vrasjen fatale të Philando Castile, një shoferi me ngjyrë nga Minesota, një video e të shtënave është publikuar të martën për herë të parë.

Dhe ndonëse disa pamje janë publikuar edhe më herët, përcjell Telegrafi, shumë pak i kanë parë pamjet të momenteve përpara momentit kur të shtënat në të vërtetë ndodhën në një rrugë periferike, vitin e kaluar.


Kjo video, siç shkruajnë mediat e huaja, e bërë nga një kamerë në makinën e patrullës së policisë, e parkuar menjëherë pas makinës së zotit Castile, u luajt disa herë këtë muaj gjatë gjykimit të oficerit Yanez, por nuk ishte treguar jashtë sallës së gjyqit.

Videoja, siç thuhet më tej, zbulon se si një bisedë e zakonshme rreth një ndriçimi të pasmë të thyer do të shndërrohej brenda disa sekondave në një konflikt me armë zjarri me fatalitet. /Telegrafi/