LAJMI I FUNDIT:

Policët në krye të detyrës, akoma pa sigurim shëndetësor

Policët në krye të detyrës, akoma pa sigurim shëndetësor
Foto: Ilustrim

Kryefjalë e premtim i çdo partie politike, në secilat palë zgjedhje mbetet sigurimi shëndetësor dhe jetësor i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Por, është fundi i vitit 2022 dhe ende ky mbetet vetëm zotim fushatash.


Rasti i fundit që sjell ndërmend mosrealizimin e kësaj kërkese të kamotshme është plagosja e zyrtarit policor në veri të vendit.

Bile kreu i Sindikatës së Policisë thotë kanë pasur një propozim për Qeverinë lidhur me një zgjidhje së paku për 1 vit, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

“Që Qeveria në buxhetin e Policisë t’i dërgojë 5 milionë euro, dhe me marrëveshje me një kompani private të sigurimeve mund të bëjë për një vit sigurimin shëndetësor për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës”, ka thënë Imer Zeqiri.

Imer Zeqiri

E se është koha e fundit që sigurimi shëndetësor për policët të bëhet, po e thotë edhe ish-drejtori i Policisë, tash deputet në PDK, Rashit Qalaj.

“Paramendoni se si ndihen familjarët e tyre, kur e dinë që i kanë vëllezërit e tyre, prindërit e tyre në veri, ku shpesh herë nuk ka as komunikim që me e ditë qysh është gjendja e tyre shëndetësore. Dhe paramendoni përveç anës emocionale se si ndihet familja e tyre, se si ndihen në ndonjë rast fatkeqësi, sikur plagosja e policit ditë më parë kur mungojnë sigurimet shëndetësore. Besoj që është një gjendje e papranueshme”, ka thënë Qalaj.

Rashit Qalaj

Ndërkohë, që një iniciativë tjetër e ka marrë një kompani private, me ç’rast ka dhënë donacion për sigurimin shëndetësor të paktën për njësitet speciale të Kosovës.

E meqë shteti nuk po e bën, kjo iniciativë po i duket në rregull ish-shefit të Inspektoratit të Policisë, Valdet Hoxha, i cili përmend statistika shqetësuese rreth lëndimit të policëve në punë.

“Brenda tre muajve të kaluar janë lënduar mbi 60 punonjës të Policisë madje, 13 prej tyre kanë pas të nevojshme trajtim jashtë vendit edhe pa asnjë mbulim shëndetësor, kjo është për keqardhje”, ka thënë Hoxha.

Valdet Hoxha

Ministria e Punëve të Brendshme e as Qeveria nuk kanë kthyer përgjigje për mundësitë ligjore për donacione për Policinë, por as për iniciativat e shtetit që të zgjidh këtë çështje./RTVDukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori