LAJMI I FUNDIT:

Policët e lagjes: 300 policë të rinj do t’i duhen Shkupit

Policët e lagjes: 300 policë të rinj do t’i duhen Shkupit

Shkupit do t’i duhen më së paku 300 policë lagjesh. Sektori i punëve të brendshme (SPB) në Shkup ballafaqohet me mungesë të stafit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fillimisht, ky shërbim do të realizohet nëpër disa komuna të Shkupit.

Realizimi i këtij projekti ka filluar në Kumanovë, ndërsa për shërbimet janë angazhuar 70 policë të shpërndarë në 17 rajone.

Sipas analizës paraprake, policët e lagjes u mbështetën pozitivisht nga qytetarët, shtoi Spasovski. Javë mbas jave po zvogëlohet numri i krimeve nëpër rrugët e Kumanovës, por do të duhet kohë, tha ministri.

Në Shtip, Tetovë dhe Manastir ka numër të mjaftueshëm të stafit dhe sa më shpejtë do të zbatohet ky shërbim./Telegrafi/