Pogba ndryshon mendje, afër nënshkrimit të kontratës së re me Unitedin

Paul Pogba thuhet se është afër nënshkrimit të një kontrate të re pesëvjeçare me Manchester Unitedin.
Sipas mediumit britanik The Sun, Unitedi është i sigurt se do të njoftojë lajmin e mirë në fund të sezonit për rinovimin e kontratës së Pogbas.
Francezi, 27 vjeç, ka pasur një ndryshim në zemër që kur ka shprehur dëshirën për t'u larguar nga klubi sezonin e kaluar.
Trajneri Ole Gunnar Solskjaer e ka rikthyer atë në ekipin e tij pas rikthimit të futbollit dhe rikthimit të lojtarit nga lëndimi.
Ndërsa Pogba dukej i lodhur dhe bëri disa gabime kundër Southamptonit, njëri prej të cilëve çoi në golin e tyre të parë në barazimin 2-2 të së hënës, por në përgjithësi ka luajtur mirë.
Solskjaer kishte filluar të planifikonte për të ardhmen pa të, por ka vërejtur një ndryshim të vërtetë në qëndrim dhe formë. /Telegrafi/






















































