LAJMI I FUNDIT:

POEZIA QË NUK U SHKRUA

POEZIA QË NUK U SHKRUA

Poezi nga: Denise Levertov
Përktheu: Roland Gjoza

Për javë të tëra kjo poezi e trupit tënd
e krahëve të mi rreth trupit tënd
ledhatimi, fërkimi, në një rit
admirimi, shkojnë
në shumë mënyra poshtë te mrekullitë
nga qafa, te pulsi, nga kraharori te qimet për të zbritur në rrafshinën
e barkut, te penisi
për javë të tëra kjo poezi, kjo lutje,
nuk u shkrua.
Kjo poezi nuk u shkrua, ky akt
mbeti në mendjen time, i papërfunduar. Për vite të tërë
një mal gurësh gjigantë, mbetje fosilesh
kanë bllokuar altarin.