LAJMI I FUNDIT:

Podujevë, nga 93 për qind të votave të numëruara, LDK udhëheq

Podujevë, nga 93 për qind të votave të numëruara, LDK udhëheq

Nga 93 për qind e votave të numëruara, votuesit e Podujevës ia kanë besuar shumicën e votave Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

LDK ka arritur t’i marrë 14029 vota (38, 48 për qind),  Lëvizja Vetëvendosje (VV) 12598 vota (34,56 për qind), PDK me 6602 (18,11 për qind), AAK – PSD me 1660 vota (4,55 për qind), Nisma – AKR – PD me 634 vota (1,74 për qind) dhe partitë tjera me 824 vota (2,26 për qind). /Telegrafi/