LAJMI I FUNDIT:

Podujevë, mjeku sulmohet në vendin e punës

Podujevë, mjeku sulmohet në vendin e punës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Podujevë, ku një mjek është sulmuar fizikisht në vendin e tij të punës.

Burime të Telegrafit mësojnë se mjeku ka qenë duke u përkujdesur për një pacient, në momentin kur është sulmuar nga një tjetër person.


Mjeku në fjalë ka marrë lëndime të konsiderueshme si pasojë e sulmit.

Mjekët në Podujevë vazhdimisht po ndjehen të kërcënuar pasi kjo nuk është hera e parë që kjo gjë po ndodh.

Në fillim të këtij muaji, një tjetër sulm kishte ndodhur në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Podujevë.

Mantel bardhët vazhdimisht kanë kërkuar nga Drejtoria e Shëndetësisë në Podujevë por edhe ajo e QKMF-së të iu ofrohet sigurimi, sepse janë të rrezikuar./Telegrafi/