LAJMI I FUNDIT:

Podujevë, miratohet vendimi për bartjen e mjeteve të hyrave vetanake

Podujevë, miratohet vendimi për bartjen e mjeteve të hyrave vetanake

Kuvendi i Komunës të Podujevës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka shqyrtuar Raportin Financiar për vitin 2019 dhe ka miratuar vendimin për bartjen e të hyrave vetanake të Komunës së Podujevës nga viti 2019 në vitin 2020 si dhe propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për menaxhimin e mbeturinave në këtë komunë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, mbledhjen e rregullt e udhëhoqi kryesuesi Fatmir Gashi, e ku ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari dhe drejtorët e drejtorive.


“Në mbledhjen e sotme, e cila për shkak të respektimit të masave preventive ndaj pandemisë COVID-19 u mbajt në sallën e Tetarit ‘Avdush Hasani’, drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Isuf Latifi, ka paraqitur Raportin Financiar për vitin 2019. Lidhur me këtë pikë, drejtori Latifi, ka thënë se Buxheti i alokuar për vitin 2019 ka qenë 22,318,147 euro, prej të cilave janë shpenzuar 21,200,808, ose 94.99 e buxhetit. duke përfshirë edhe donacionet”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim bëhet e ditur se Kuvendi shqyrtoi edhe Propozim vendimin për bartjen e të hyrave vetanake të Komunës së Podujevës nga viti 2019 në vitin 2020 dhe destinimin në kategori të caktuara buxhetore.

“Lidhur me këtë çështje drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Isuf Latifi, i propozoi Kuvendi të hyrat vetanake në shumë prej 908,772 euro të pa shpenzuara në vitin 2019 të barten në vitin 2020, duke thënë se 597, 297 euro do të barten në programet e administratës komunale, kurse 206, 708 euro në shëndetësi dhe 104, 706 euro në programet e arsimit”.

Pas diskutimeve lidhur me këtë çështje, Kuvendi miratoi vendimin për bartjen e të hyrave vetanake të Komunës së Podujevës nga viti 2019 në vitin 2020 dhe destinimin në kategori të caktuara buxhetore.

“Kuvendi në mbledhjen e sotme shqyrtoi edhe Propozim Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Podujevës.

Lidhur me këtë pikë, drejtori Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Faik Muçiqi, tha se për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19 është pamundësuar fillimi i zbatimit të kësaj rregulloreje gjatë këtij viti. Andaj u propozua që zbatimi i kësaj rregulloreje të fillojë nga 1 qershori i vitit 2021”.

Kuvendi unanimisht vendosi që Propozim Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Podujevës, që ka të bëjë me afatin e fillimit të implementimit të saj.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori