Podujevë, arrestohen tre persona – në veturën e tyre u gjet mbi një kilogram drogë

Tre persona janë arrestuar sot, pasi patrulla policore ka ndaluar veturën e tyre në Lluzhan të Podujevës, me ç’rast polica ka gjetur në veturë 1, 145 gram substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se “sot, më 15.06.2022, rreth orës 15:30, në fshatin Lluzhan të Podujevës, patrulla policore e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSh) në bashkëpunim me zyrtarë policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN), ka ndaluar një automjet me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari Q.H., (viti i lindjes 1970, mashkull kosovar), kurse në veturë ndodheshin edhe S.B., (viti i lindjes 1972, mashkull kosovar) dhe M.Ç., (viti i lindjes 1980, mashkull kosovar).
“Gjatë kontrollimit të personave dhe automjetit, NJRSH-ja ka gjetur substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë e fshehur nën ulësen e prapme të veturës. Hetuesit e DHTN-së, pas sigurimit të urdhrit për kontroll nga organet e drejtësisë kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit Q.H., në fshatin Obrançë të Podujevës, por nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme”, thuhet në njoftim.
Sipas Policisë, tek të dyshuarit në cilësi të provës material janë gjetur dhe sekuestruar 1,145 gram substancë, dyshohet të jetë marihuanë, tre telefona celular dhe një veturë.
Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, në konsultim me prokuroren kujdestare iniciohet rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ dhe me aktvendim nga prokurorja, tre të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes deri në 48-orë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mot i vranët dhe me riga shiu

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri