LAJMI I FUNDIT:

“Po më vjen mirë që po na shikojka”, Munishi i përgjigjet deklaratës së Dajës

“Po më vjen mirë që po na shikojka”, Munishi i përgjigjet deklaratës së Dajës

Trajneri Ismet Munishi është përkujdesur t’i pergjigjet deklaratës së trajnerit të Ballkanit, Ilir Daja, i cili pati një mesazh për analistët e emisioneve sportive.

Ballkani mposhti BATE Borisovin me rezultat 4-1 të enjten në “Fadil Vokrri” dhe pas ndeshjes, trajneri i therandasve pati një meazh.


“Kemi gjashtë fitore dhe një humbje deri më tani. Unë nuk do të merrem me atë humbje, por le të merren specialistët se nuk po i zë gjumi”, deklaroi Daja.

Ilir Daja fitoren ia dedikon Lindon Emërllahut të operuar dhe tifozëve të Ballkanit – ai ka edhe një mesazh për analistët
Lexo po ashtu Ilir Daja fitoren ia dedikon Lindon Emërllahut të operuar dhe tifozëve të Ballkanit – ai ka edhe një mesazh për analistët

Sot (e diel) mbrëma, në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini u diskutua rreth paraqitjeve të Ballkanit në garat evropiane dhe Ismet Munishi u përkujdes t’i përgjigjet trajnerit të Ballkanit rreth kësaj deklaraate.

Munishi ka thënë se është i kënaqur që tekniku nga Shqipëria është duke i përcjellë të dielave në emision.

”Shumë simpatike ishte deklarata, kur fiton ke gjithmonë të drejtë. Deklarata ka qenë jashtëzakonisht korrekte. Mua po më vjen mirë që po na shikojka edhe po mësojka diçka këtu prej neve, ka mësuar edhe kur ka luajtur kundër neve”, ka thënë fillimisht Munishi.

Megjithatë, Munishi në vonë i dha komplimente për ndeshjen e përgatitur kundër Bate Borisov.

”Komplimente të mëdha për ndeshjen me Bate Borisov, sepse ishte pikërisht trajneri që kishte analizuar shumë mirë ndeshjen”, përfundoi trajneri i Ferizajt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori