LAJMI I FUNDIT:

Po vijnë mbushësit e shpejtë të baterive për OnePlus – Samsung dhe Apple do të mbesin pas në këtë fushë

Po vijnë mbushësit e shpejtë të baterive për OnePlus – Samsung dhe Apple do të mbesin pas në këtë fushë

Kanë dalë informacione se telefoni i ardhshëm OnePlus 10 Pro do të ofrojë shpejtësi të jashtëzakonshme të karikimit të baterisë.

OnePlus 10 Pro duhet të ketë mundësinë e mbushësit të baterisë me shpejtësi deri në 125W, gjë që do të vendosë një rekord të ri. Aktualisht kryeson Xiaomi 11T Pro, me shpejtësi karikimi 120 W.


Përveç shpejtësisë së përmendur të karikimit të baterisë, OnePlus 10 Pro duhet të ketë gjithashtu një bateri 5000 mAh.

Ai do të mundësohet nga një çip Qualcomm Snapdragon 898, lëshimi i të cilit pritet në fund të vitit. Telefoni do të ketë gjithashtu një ekran 6.7 inç 120 Hz.

Ndërsa mbështetja për mbushësin 125 W duket e shkëlqyeshme në listën e specifikave, ka disa të meta. Shpejtësitë e larta të karikimit rezultojnë në degradim më të shpejtë të baterisë.

Kjo është një nga arsyet pse telefonat premium për vitin 2021, si Samsung Galaxy S21 Ultra dhe Apple iPhone 13 Pro Max, mbështesin vetëm shpejtësinë e karikimit të baterisë 25W dhe 27W. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

Teknologji
Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Teknologji
Kalo në kategori