Mërgimtari Mentor Zekolli, i cili jeton në Gjermani, tash 4 javë ka ardhur në Kosovë për pushime.
Mëngjesin e sotëm Zekolli kishte marrë rrugën nga fshati Maxhunaj në Vushtrri, për në kufirin me Shqipërinë në Vërmicë për të pritur trupat e mërgimtarëve të vdekur në aksidentin e së dielës në Kroaci.
Dhjetë trupat e pajetë pritet që sot të arrijnë në Kosovë, ndërsa në nderim të tyre Zekolli së bashku me gruan, dy fëmijët dhe një hallë po qëndrojnë tash e disa orë në kufirin me Shqipërinë.
Ai thotë për KosovaPress se kjo është më e pakta që mund të bëjnë në nderim të viktimave të aksidentit tragjik.
Derisa thotë se mërgimtarët po detyrohen të udhëtojnë me autobusë në mënyrë që paratë e kursyera t’i shpenzojnë në Kosovë e jo në bileta të aeroplanëve, të cilat kushtojnë mbi 500 euro.
“Në Kosovë kam ardhur që 4 javë. Arsyeja pse kam ardhur këtu (në kufi), me thënë të drejtën e kam ndier veten të lënduar sepse edhe vet jam mërgimtar dhe u kisha shpreh atyre familjareve ngushëllime të përzemërta. Zoti ua qoftë gajretin këtyre familjarëve sepse është një rast shumë i rëndë… Kam ardhur me gruan, me dy vajzat dhe një hallë, kam dashur me marrë pjesë në këtë ceremoni”, tregon ai.
Ai tregon po ashtu se edhe vet ka udhëtuar me autobus, porse thekson se gjatë stinës së verës gjithmonë ka udhëtuar me veturë.
E arsyeja pse merr këtë rrugë të gjatë, ai dhe të gjithë mërgimtarët e tjerë, sipas Zekollit qëndron në çmimet e larta të biletave të aeroplanëve.
Mërgimtari tregon se udhëtojnë me veturë në mënyrë që paratë e tjera t’i shpenzojnë në Kosovë dhe të ndihmojnë familjarët e tyre.
“Kam udhëtuar me autobus, nja dy raste më ka ndodhur që kam udhëtuar me autobus. Sezonin veror kam udhëtuar gjithmonë me kerr për shkak të çmimeve të biletave, çmimet e biletave janë shumë shtrenjtë, për çdo person nën 500 euro nuk ke biletë. Po mundohemi me i ikë pagesës së biletës për me ardhë me shpenzua në Kosovë, për me iu ndihmu familjarëve”, tregon ai.
Ai tregon se deri tash nuk i është ankuar ndonjë bashkatdhetar për kushtet dhe shërbimet në autobus, ndërkohë që thotë se ankesat kryesore që ka marrë janë për çmimet e larta të udhëtimit me aeroplan.
“Nuk janë anku, për kushte nuk kam dëgjuar diçka. Ankesat më të mëdha kanë qenë për biletat e fluturimit me aeroplan sepse janë shumë çmimet e larta. Për shembull, unë vet i gjashti, duhet të paktën 3 mijë euro me pagu për me ardhë me aeroplan, që është një çmim shumë, shumë, shumë i lartë”, shton ai.
Trupat e mërgimtarëve që humbën jetën në aksionin tragjik mëngjesin e së dielës në Kroaci pritet që sot të vijnë në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak