LAJMI I FUNDIT:

“Po shkyçem nga rrjetet sociale për të ruajtur shëndetin tim mendor”, Rita Ora i bashkohet fushatës sensibilizuese ‘Digital Detox Day’

“Po shkyçem nga rrjetet sociale për të ruajtur shëndetin tim mendor”, Rita Ora i bashkohet fushatës sensibilizuese ‘Digital Detox Day’

Rita Ora dhe Jade Thirlwall janë bashkuar me një mori yjesh që zotohen të heqin dorë nga rrjetet sociale për fushatën e quajtur “Digital Detox Day”.

Krijuesja e hitit “Hot Right Now”, 29 vjeçare dhe këngëtarja e grupit Little Mix, 27 vjeçare, u zotuan të premten në Instagram se do të mbështesnin fushatën, e cila parasheh yjet e famshëm që të marrin pushim nga llogaritë e tyre në rrjetet sociale të shtunën për të rritur ndërgjegjësimin e shëndetit mendor, shkruan DailyMail.

Fushata është promovuar nga ylli i kanalit YouTube, Zoe Sugg dhe Rizzle Kicks në bashkëpunim me Lush dhe organizatën IAMWHOLE për të “ndihmuar njerëzit të krijojnë marrëdhënie më të shëndetshme me pajisjet e tyre”.


Yjet kanë treguar mbështetjen e tyre për fushatën duke paraqitur duart e tyre në një fotografi në rrjetet sociale, duke shfaqur një rreth të zi me fjalën “off” të shkruar brenda.

Rita Ora pozoi me një fytyrë të freskët, e veshur me një material leopardi dhe me flokët e saj bionde të lirshme, ndërsa ndau një klip të shkurtër dhe një fotografi në Instagramin e saj.

Në video ajo shtyn dorën drejt kamerës duke shtuar: “Unë jam e plotë”.

“Unë jam duke u fikur për shëndetin tim mendor me IAMWHOLEUK në Digital Detox Day”, shkroi Rita në Instagram.

Kjo vjen pasi Jade shpërndau një fotografi duke shkruar: “Nesër, e shtunë, 5 shtator, unë do të fikem për shëndetin mendor duke marrë pjesë në #Digital Detox Day me IAMWHOLE”.

Ylli i Love Island, Eyal Booker, 25 vjeçar, gjithashtu tregoi mbështetjen e tij për ndërprerjen dhe zbuloi se ndërsa ai është ‘një avokat i madh për rrjetet sociale’, ai është i vetëdijshëm për ‘ndikimin e dëmshëm’. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nga Zoja Nushi e deri te Rovena Stefa: Disa nga emrat që po fliten si pjesë e Big Brother VIP Kosova 3

Nga Zoja Nushi e deri te Rovena Stefa: Disa nga emrat që po fliten si pjesë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
“Nënë e shkatërruar dhe thellësisht e pikëlluar nga akuzat” - Reagon nëna e Diddy-t

“Nënë e shkatërruar dhe thellësisht e pikëlluar nga akuzat” - Reagon nëna e Diddy-t

Magazina
Andrew Barth për skenën intime me Jennifer Lawrence: Ishte e çuditshme dhe e vështirë

Andrew Barth për skenën intime me Jennifer Lawrence: Ishte e çuditshme dhe e vështirë

Magazina
A kanë qenë në lidhje? Flasin Brikey dhe Gani Gërmia

A kanë qenë në lidhje? Flasin Brikey dhe Gani Gërmia

Magazina
Vrasja e Tupac në 1996: Pse Diddy është kthyer në qendër të vëmendjes pas pretendimeve të një hetuese

Vrasja e Tupac në 1996: Pse Diddy është kthyer në qendër të vëmendjes pas pretendimeve të një hetuese

Magazina
Zbulohen prezantueset krah Gjebreas në “Kënga Magjike 2024”

Zbulohen prezantueset krah Gjebreas në “Kënga Magjike 2024”

Magazina
Kalo në kategori