Sulmuesi Rilind Nivokazi është një nga lojtarët që po pëlqehet në Serie B, falë shkëlqimit në Superligën e Zvicrës.

Me 12 gola e tri asistime në 33 paraqitje në kuadër të elitës së futbollit zviceran, Nivokazi e ka fituar vëmendjen e disa klubeve të njohura evropiane.


Mes tyre, dy janë në Serie B – të cilat kanë mbetura të mahnitura nga cilësia e numrit 9 të Sionit.

Siç raporton “TMW”, klubet në fjalë janë Avellino dhe Modena. Të dy skuadrat synojnë që edicionin tjetër të jenë befasia e radhës për t’u inkuadruar në Serie A, prandaj duan disa përforcime gjatë verës.

Nivokazi e njeh mirë futbollin italian pasi ka lindur në Itali pavarësisht që përfaqëson Kosovën në nivelin ndërkombëtar. Ai ka dalë nga akademia e Atalantas dhe Bologanas, pastaj u transferua në Zvicër në vitin 2021.

Që atëherë, Nivokazi ka luajtur për klube si Chiasso, Rapperswil-Jona, Lugano II, Bellinzona dhe tani Sion, ku po shkëlqen bashkë me qendërmbrojtësin kosovar Kreshnik Hajrizi.

Kujtojmë, Nivokazi vazhdimisht ka qenë pjesë e listës së gjerë së Franco Fodas te Kosova, kurse po e pret me entuziazëm thirrjen e parë nga tekniku gjerman./Telegrafi/

telegrafi sport app