LAJMI I FUNDIT:

“Po punoj me një grup njerëzish për zgjedhjet e ardhshme”, çka po paralajmëron deputeti Haki Abazi?

“Po punoj me një grup njerëzish për zgjedhjet e ardhshme”, çka po paralajmëron deputeti Haki Abazi?

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi, tha se është duke punuar me një grup njerëzish për përgatitje për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Abazi tha se është duke punuar në këtë drejtim dhe se pjesëmarrjen e tij në zgjedhjet e ardhshme do ta bëjë publike, siç tha, në momentin e duhur.

“Jemi duke punuar, nuk e kemi jetën parlament me çdo kusht. Jemi grup, patjetër që jemi grup, do e bëjmë publike kur është momenti i duhur”, u shpreh Abazi, për tëvë1.


Megjithatë, Abazi i cili ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, tha se nuk do t’i besoj më askujt, siç i kam besuar kryeministrit Albin Kurti, duke shtuar se do të jetë më i kujdesshëm.

“Kjo çështje do bëhet publike sapo të ketë një vendim, nuk kam ende vendim. Kam oferta dhe bëjë oferta, në të njëjtën kohë, jam shumë i kujdesshëm, më shumë se sa që kam qenë në besimin tim të plotë ndaj kryeministrit Kurti. Me qëllim sot e vendosa atë fotografinë në ndërmjetësimin e Kurtit me Osmanin, sepse besoja në ndryshimin e madh, meqë kjo u bë realisht një përngjasim me të vjetrën, tani sigurisht që jo vetëm unë por edhe përkrahësit e mi jemi shumë më të kujdesshëm. Dhe jo me çdo kusht do të jemi në Parlament. Nuk e djegim parlamentin, por do e flasim të vërtetën. Nuk do thërrasim protesta me u ballafaqu me policinë, por do e mbrojmë policinë, me çdo kusht edhe të drejtat e punëtorëve, sepse fjala e dhënë në fushatë për mua është e shenjtë, si politikan, nuk është lojë, nuk është rrenë, nuk është fushatë, nuk është perceptim, është përmbajtje”, u shpreh Abazi.

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori