LAJMI I FUNDIT:

Po priste strukturën mbajtëse të kulmit, shembet stadiumi gjigant në Rusi – humb jetën punonjësi që u filmua nga droni

Po priste strukturën mbajtëse të kulmit, shembet stadiumi gjigant në Rusi – humb jetën punonjësi që u filmua nga droni

Një video e filmuar nga ajri me dron, ka kapur momentin e tmerrshëm kur punonjësi që po merrej me prerjen e disa shufrave mbajtëse të stadiumit në Shën Petersburg, humb jetën kur shembet objekti gjigant.

Matvey Kucherov, 29-vjeç, humbi jetën nën rrënoja të stadiumit, pasi nuk arriti për pak centimetra të ngjitet në një “kafaz” që ishte i lidhur me kabllo në një vinç, transmeton Telegrafi.


E punonjësi tjetër që ishte brenda këtij “kafazi” arrin t’i shpëtojë vdekjes në sekondën e fundit. Fillimisht mendohej se më shumë punëtorë kishin mbetur nën rrënoja dhe për këtë ishin angazhuar ekipet e emergjencave.

E ky moment është kapur nga droni i agjencisë Fontanka në Shën Petërsburg. Gjithçka filloi kur punonjësit po pastronin zonën e kompleksit sportiv në qytetin e dytë më të madh në Rusi.

Aty planifikohet të ndërtohet fusha më e madhe në botë e akullit, në të cilën mund të luajnë hokej dhe të ushtrojnë aktivitete tjera sportive.

Punonjësit po këpusnin strukturën mbajtëse në të cilën kulmi i stadiumit ishte i ngjitur, por gjithçka ndryshoi kur ai u shemb dhe u krijua një re e madhe tymi. /Telegrafi/