LAJMI I FUNDIT:

Po përgatitet konkurs për dhënien e tokës shtetërore me qira për bujqit

Po përgatitet konkurs për dhënien e tokës shtetërore me qira për bujqit

Është hapur konkursi për pagesën e 50% të kostove për blerjen e bagëtisë racore, njoftojnë sot nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Ljupço Nikolovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për masën nga Programi i Zhvillimit Rural për blerjen e bagëtisë me origjinë nga importet ose nga organizatat e njohura për ata fermerë që kanë blerë bagëtinë deri më 31 dhjetor 2017.

Ministri gjithashtu informoi se në përgatitje e sipër është e shpallja e konkursit për dhënien e tokës bujqësore shtetërore me qira për ruajtësit e gjedheve me qëllim të sigurimit të ushqimit më të sigurt të kafshëve. Shpallja do të bëhet javën e ardhshme.

Sipas Programit Kombetar Pesëvjeçar për Mbështetjen Financiare të Bujqësisë nga 2019, pagesa e subvencioneve është planifikuar sipas klasës së qumështit të papërpunuar: për qumështin e klasit të parë katër denarë dhe për klasën e parë dhe të dytë 3,5 denarë. Këtë vit me 10 për qind janë rritur subvencioneve për kokë të bagëtive. /Telegrafi/