Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin shokues, kur shoferi i një buldozeri nuk arrin ta shoh një punonjës në ditën e tij të parë të punës dhe e shtyp me mjetin e madh derisa po pastronte rrënojat në vendpunishte.

40-vjeçari shihet duke pastruar terrenin, kur buldozeri i vjen nga pas krejt në mënyrë befasuese dhe e shtyp, transmeton Telegrafi.


Wheeldon Brother Waste, kompani e mbledhjes së mbeturinave dhe riciklimit – u dënua me 250 mijë funte, pas hetimeve të kryer nga kompanitë kompetente në Britani të Madhe.

“Ky burrë është me fat që është gjallë. Mjetet me përmasa të tilla kërkojnë hapësirë për të operuar. Incidenti ka mundur të shmangen me implementimin e masave të kontrollit dhe praktikat e sigurisë”, tha Lisa Bailey nga HSE.

Në anën tjetër, tani 44-vjeçari është rikthyer në punë, por me një kompani tjetër. Incidenti ka ndodhur në rrugën Mossdown në Mançester gjatë korrikut të vitit 2021.

Viktima e ka kaluar një javë në spital, pasi kishte pësuar thyerje të kockave sikurse edhe dëmtim të muskujve në këmbë.

Gjithçka ndodhi në ditën e tij të parë të punës, kurse kamerat e sigurisë regjistruan gjithçka dhe u publikuan në seancën gjyqësore. /Telegrafi/