LAJMI I FUNDIT:

Po pastronin shtratin e lumit, punonjësit gjejnë mbetjet e një njeriu në Pogradec

Po pastronin shtratin e lumit, punonjësit gjejnë mbetjet e një njeriu në Pogradec

Mbetje kockore humane janë gjetur mëngjesin e kësaj të enjteve në shtratin e lumit në fshatin Guras në Pogradec.

Mbetjet janë gjetur në thellësi të lumit nga punonjësit e një kompanie që po merrej me pastrimin e shtratit të lumit.


Nga kqyrja paraprake është konstatuar se mbetjet kockore janë të hershme.

Ato do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Nga policia bëhet me dije se është krijuar grupi hetimor, si dhe janë plotësuar formularët për ekzaminimin e mbetjeve kockore në Institutin e Policisë Shkencore, me qëllim dokumentimin e plotë të këtij rasti. /Telegrafi/