eksperti-banner

Përmes një postimi në Facebook, Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga 29 qershori, nga ora 20:00, do të fillojë faza e tretë e dezinsektimit hapësinor.

"Ju njoftojmë se Faza e Tretë e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë për vitin 2026 fillon më 29.06.2026, nga ora 20:00, sipas planit dinamik të operimit", thuhet në postimin e komunës.


"Hedhja e larvicideve do të realizohet më 29.06.2026 dhe 30.06.2026, duke filluar nga ora 09:00".

Më tej, nga Komuna e Prishtinës bëhet e ditur se aktiviteti është i varur nga kushtet atmosferike, prandaj mund të ketë ndryshime në data dhe në oraret e realizimit të aktiviteteve./Telegraf/