Studiuesi dhe publicist Daut Dauti, në një shkrim të tij reagon ndaj debateve të shumta përkitazi me Turqinë. Ai thotë se do të duhej të trajtohej edhe çështja e Kishës Ortodokse Autoqefale të e Shqipërisë që është nën ndikim të serbëve e grekëve, si dhe të çmohet e jo përdhoset figura e Nolit ndër shqiptarë. “Busti i Fan Nolit para pak kohësh është vendosur në Turqi, në Ibrik Teppe, në vendlindjen e tij, me lejen e autoriteteve turke dhe me pjesëmarrjen e tyre në inaugurimin solemn të bustit. Në Shqipëri, pas tentativave të gjata e të mundimshme, një bust i Nolit mezi vendoset diku në prani të pak njerëzve, por pa pjesëmarrjen e shtetit dhe pa përfaqësuesit e myslimanëve dhe të krishterëve”, ka shkruar Dauti.
“A ju kujtohet Fan Stilian Noli?
Një urrejtje e shfrenuar dhe një dashuri e tepruar ndaj Turqisë ka lënë nën hije një çështje të rëndësishme me të cilën do të duhej të merreshin të gjithë shqiptarët. Kisha Ortodokse Shqiptare, që është element shumë i rëndësishëm i kombit shqiptar, është tërësisht nën kontroll të megalomanëve grekë. Duket që askush nuk dëshiron ta shoh e as ta thotë një fjalë për këtë problem kardinal.
Ka kohë që një grup patriotësh shqiptarë me mund të madh angazhohet për tërheqjen e vëmendjes në këtë drejtim, por kot.
Një bust i intelektualit të madh shqiptar dhe priftit më të merituar për themelimin e Kishës Ortodokse Shqiptare, Fan Nolit, mezi gjen vend në Durrës. Okupatorët e Kishës Shqiptare e kanë shndërruar Fan Nolin dhe gjuhën shqipe në armikun më të madh të shqiptarëve.
Para Kishës Ortodokse Shqiptare sot valëviten flamuj serbë sikur në Shumadi. Fan Noli sot nuk ka vend në Kishën e tij Shqiptare. E kanë përjashtuar grekët dhe halabakët shqiptarë.
Ne merremi me Turqinë e cila temë fare pak ka të bëjë me çështjen shqiptare. Kur jemi te Turqia duhet thënë një fakt të rëndësishëm në lidhje me këtë temë. Busti i Fan Nolit para pak kohësh është vendosur në Turqi, në Ibrik Teppe, në vendlindjen e tij, me lejen e autoriteteve turke dhe me pjesëmarrjen e tyre në inaugurimin solemn të bustit.
Në Shqipëri, pas tentativave të gjata e të mundimshme, një bust i Nolit mezi vendoset diku në prani të pak njerëzve, por pa pjesëmarrjen e shtetit dhe pa përfaqësuesit e myslimanëve dhe të krishterëve (katolikë e ortodoksë).
Duket sikur që emrin e Nolit të madhërishëm sot nuk guxon askush ta shqiptojë ose nuk e dinë që ekziston.
Ku i ka rrënjët kjo frikë dhe kjo injorancë?
Duhet ta dimë që e kemi pru punën deri aty ku kanë dashtë të na shohin megalomanët grekë që nga fillimi i shekullit XIX”, ka shkruar Dauti në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel