LAJMI I FUNDIT:

Po mbahet Kongresi International Medical Congress in Albania II 2016 i organizuar nga Spitali Amerikan

Po mbahet Kongresi International Medical Congress in Albania II 2016 i organizuar nga Spitali Amerikan

Në Tiranë, i ka filluar punimet Kongresi International Medical Congress in Albania II 2016 (IMCA) për të vazhduar edhe për dy ditë më radhë, event ky i pari i këtij lloji me përfshirje ndërkombëtare.

Kongresi IMCA II 2016 është i pari event i këtij lloji me përfshirje ndërkombëtare me temën:
“Fokus në Onkologji” organizuar nga Spitali Amerikan, në ambientet e Hotel The Plaza Tirana në datën 15-17 Shtator 2016.
Në këtë event do të diskutohen mbi 15 seksione klinike me fokuse të mirëpërcaktuara mbi onkologjinë si temë kryesore; si dhe arritjet më bashkëkohore në mjekësinë moderne në këtë fushë.


Kongresi i Dytë Ndërkombëtar Mjekësor Multidisiplinor, ka sjellë në Tiranë lektorë të njohur në fushën e mjekësisë bashkëkohore nga bota dhe vendi, arritjet më të mira në mjekësi, shkëmbime eksperiencash e bashkëpunime të frytshme në një proces që nuk ndalet.

Pjesë e këtij Kongresi janë mbi 100 lektorë të huaj dhe shqiptarë, që nderojnë me pjesëmarrjen e tyre këtë event të rëndësishëm.

Mbi 500 mjekë të specialiteteve të ndryshme nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia dhe vendet e ndryshme të botës do të marrin pjesë dhe kontribuojnë në shkëmbimin e eksperiencave dhe njohurive mjekësore, inkurajimin e njëri- tjetrit në përpjekjen tonë të përbashkët për të luftuar sëmundjen dhe për të shpëtuar jetë, duke e shndërruar këtë event në një Kongres mbarëshqiptar. /Telegrafi/