LAJMI I FUNDIT:

Po lëvizte nëpër një zonë malore të Kinës, një copë e madhe guri shkëputet nga shkëmbi dhe për pak sa nuk e godet veturën

Po lëvizte nëpër një zonë malore të Kinës, një copë e madhe guri shkëputet nga shkëmbi dhe për pak sa nuk e godet veturën

Kamera e vendosur brenda një veture në lëvizje ka kapur një pamje të pazakontë në rrugët e Kinës.

Derisa një veturë po lëvizte në një zonë malore në një ditë me shi në Shennongjia të provincës kineze Hubei, një copë e madhe e grupit u shkëput nga shkëmbi dhe ra në asfalt pak centimetra larg veturës, transmeton Telegrafi.


Në video shihet vetura duke lëvizur në zonën malore, kur krejt befasisht copa e madhe e gurit shkëputet nga shkëmbi dhe bie pranë mjetit motorik, por shoferi reagoi në kohë për të shmangur më të keqen.

Shumë po e konsiderojnë si mrekulli, ndërsa ky incident ka rritur shqetësimet për sigurinë publike në këtë shtet aziatik, duke u theksuar se rrugët janë shumë të rrezikshme për t’u frekuentuar.

Disa i bëjnë thirrje autoriteteve që të mbyllin këtë rrugë menjëherë dhe të ndërmarrin masat e duhura, që të ofrojnë më shumë siguri për ngasësit.

Mediat kineze raportojnë se askush nuk është lënduar në këtë incident, që u filmua me kamerë amatore që ishte e vendosur brenda një veture. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

Botë
Kalo në kategori