LAJMI I FUNDIT:

Po ktheheshin nga një ‘sebep’, përplasen dy makina – një i vdekur dhe katër të plagosur rëndë në Peqin (Video)

Po ktheheshin nga një ‘sebep’, përplasen dy makina – një i vdekur dhe katër të plagosur rëndë në Peqin (Video)

Një person ka humbur jetën, e ndërsa katër të tjerë janë plagosur rëndë, si pasojë e një aksidenti rrugor në Peqin.

Ngjarja ka ndodhur te “Kryqëzimi i Gjocaj”, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke regjistruar një viktimë dhe katër plagosur.


Personat e përfshirë në ngjarje të rëndë po ktheheshin nga një gëzim familjar, i cili fatkeqësisht u mbyll me një fund tragjik.

Nga informacionet paraprake, shkruan Shqiptarja, mjeti tip “Toyota”, ku po udhëtonte viktima dhe dy nga të plagosurit ka kryer parakalim të gabuar. Ndërkohë, mjeti tjetër tip Volkswagen drejtohej nga Kamber Beqiri, i plagosur rëndë dhe së bashku me të ka qenë një tjetër person, i cili ka marrë dëmtime të lehta.

Identiteti i viktimës nuk dihet ende, por mësohet se ajo është grua, e ndërsa edhe bashkëshorti i saj është në gjendje të rëndë.

Report Tv ka mësuar se dy nga të plagosurit janë Ismail Hoxhallari dhe Gëzim Braho nga Korça, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Peqinit. Fatmirësisht, për shkak të pozicionit të favorshëm gjeografik, në vendngjarje kanë mbërritur tre ambulanca, nga Peqini, Rrogozhina dhe një nga Elbasani, të cilët kanë dhënë në kohë ndihmën e parë mjekësore.

Përplasja e dy automjeteve ka qenë shumë e fortë, aq sa mjeti Toyota është kthyer përmbys, e ndërsa mjeti tip Volkswagen ka marrë dëmtime të rënda nga njëri krah.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori