Will Smith po vazhdon turneun e tij për filmin e ri “Emancipation”, i cili njëherësh ka dhënë intervistën e parë në ‘talk show’ që nga shuplaka e tij tashmë famëkeqe në “Oscars”.

Aktori 54-vjeçar u shfaq në episodin e së hënës mbrëma të “The Daily Show” me Trevor Noah, ku zbuloi se kishte një 'tërbim' brenda tij atë natë.


Ai gjithashtu shtoi se, kur u kthye në shtëpi pas ceremonisë, nipi i tij nëntë vjeçar ishte duke pritur dhe kishte parë shuplakën, duke e pyetur atë: "Pse e godite atë njeri, xhaxha Will”?

Screenshot 8 35 Will Smith (Foto: YouTube)

Will zbuloi në emision, “Nipi im i vogël Dom është nëntë vjeç. Ai është djali i vogël më i ëmbël. Erdhëm në shtëpi”, kur nipi i bëri një pyetje.

Ai shtoi, “Ishte një rrëmujë, e dini. Unë nuk dua të shkoj shumë larg në të për t'u dhënë njerëzve më shumë për të keqkuptuar”.

Pasi diskutoi filmin e tij të ri, Noah bëri shaka se nuk e kishin parë për një kohë, pasi Ëill filloi të fliste për atë që ai tha se ishte "një natë e tmerrshme, siç mund ta imagjinoni".

Screenshot 9 41 Will Smith (Foto: YouTube)

"Ka shumë nuanca dhe kompleksitete në të. Por në fund të ditës, unë thjesht - e humba atë, e dini?”, pranoi Will.

“Po kaloja diçka atë natë, e dini? Jo se kjo e justifikon fare sjelljen time…”, shtoi tutje ai.

“Ishin shumë gjëra. Ishte djali i vogël ai që pa babanë e tij duke rrahur nënën e tij, e dini? E gjithë kjo sapo u ndez në atë moment. Ky nuk është ai që dua të jem”, tha ai.

Screenshot 10 38 Will dhe Chris (Foto: Getty Images)

“Isha ikur. Ky ishte një zemërim që u grumbullua për një kohë vërtet të gjatë”, tha Will.

Smith ka qenë një nga emrat më të komentuar përgjatë këtij viti për shkak të shuplakës në “Oscars”.

Screenshot 11 34 Will Smith (Foto: YouTube)

Ndonëse fitoi çmimin e parë, ai u largua nga Akademia për dhjetë vjet të tjera.

E gjitha kjo nisi pasi komediani Chris Rock u tall me kokën e rruar të Jada Pinkett Smith, pa qenë në dijeni se vuante nga një sëmundje. /Telegrafi/