LAJMI I FUNDIT:

Po, ishin të pamatura komentet e Trumpit për Putinin, por ai ka të drejtë të vë në dyshim të ardhmen e NATO-s

Po, ishin të pamatura komentet e Trumpit për Putinin, por ai ka të drejtë të vë në dyshim të ardhmen e NATO-s

Nga: Simon Jenkins / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com

Donald Trumpi është “i tmerrshëm dhe i pabalancuar”, thonë të gjithë. Ftesa e tij drejtuar Vladimir Putinit në fundjavë – për të pushtuar NATO-n dhe “të bëjë çka dreqin dëshiron” nëse Evropa nuk shpenzon më shumë për mbrojtjen e vet – “vë në rrezik gjithë sigurinë tonë”, paralajmëron shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg. Aleanca supozohet të jetë bastioni i lirisë kundër diktaturës, jo se kush paguan dhe për çfarë.


Mund të fillojmë duke ia bërë me dije Trumpit se abuzimi më i egër me NATO-n u bë nga ShBA-ja. Kërkesa e Uashingtonit që aleanca të mbështesë pushtimin hakmarrës të Afganistanit pas 11 shtatorit, ishte fiasko e kushtueshme, e zgjatur e që nuk kishte të bënte me sigurinë perëndimore, por gjithçka ndërlidhej me neo-imperializmin amerikan. Po kështu, thirrja e aleatëve për t’iu bashkuar ndërhyrjeve të tjera militariste, nga Vietnami në Irak dhe në të gjithë Lindjen e Mesme. “Tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga perandoria” po rezulton po aq e përgjakshme sa ajo e Britanisë, dhe mos asgjë tjetër është më e sikletshme. Është skandaloz fakti se një ish-president i ShBA-së e nxit Putinin në luftë kundër NATO-s.

Pra, Trumpi me të vërtetë është i pabalancuar, por ka të drejtë? Është konsistent. Në dekadën e fundit ka inkurajuar një nga fazat periodike të izolimit të ShBA-së. Ka sugjeruar se me komunizmin e vdekur, u vjetrua ideja e perandorive konfliktuale ideologjike globale. Për të, vendet perëndimore kanë mjaft probleme në shtëpi. Nuk është detyra e tyre të ndërhyjnë në mosmarrëveshjet kufitare ose konfliktet e brendshme të njerëzve të tjerë. Britania dhe të tjerët mund të kenë dëshirë të luajnë rol në skenën botërore, në stilin e shekujve XIX dhe XX, por nëse këtë e bëjnë ata vetë duhet ta paguajnë. Lërini të ndërtojnë aeroplanmbajtëse të marra që nuk funksionojnë.

Në nivel më pragmatik, ishte haptazi provokues zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Baltikun dhe Poloninë. Përgjigja e Putinit në Ukrainë ishte po aq tronditëse, saqë Perëndimi kishte të drejtë ta kundërshtonte duke e lënë të qetë në veprimet më të vogla të Putinit në Kaukaz. Tani kundërshtimi është kthyer në ngërç dhe duhet gjetur një rrugëdalje. NATO duhet të bëhet forcë për paqen, jo për luftën e pafund. Nëse nuk e ka ndërmend të luftojë përgjithmonë për Ukrainën, synimet e saj afatgjata mbeten të paqarta. Skepticizmi i Trumpit është i justifikuar.

Është e vështirë të besohet se Trumpi do ta shpërndajë NATO-n, siç thuhet se ka kërcënuar privatisht se këtë do ta bëjë. Por, neni 5 i Aleancës, zotimi i saj për të shkuar në luftë nëse integriteti i ndonjë anëtari kërcënohet, e kërkon një rishqyrtim. Kjo është veçanërisht e vërtetë në qasjen e ShBA-së ndaj Paqësorit dhe pakësimit të ndjesisë së vetë Evropës për unitet politik. Është e vështirë të besohet se Putini do të përpiqet të rrëzojë më shumë qeveri në Evropën Lindore. Por, ai mund të cenojë kufijtë dhe të nxisë pakënaqësinë e pakicës ruse në shtetet kufitare. Gjeorgjia 2008 ose Ukraina 2014 janë precedentët më të mundshëm sesa Ukraina 2022.

Në atë rast, Trumpi – dhe jo vetëm Trumpi – ka të drejtë të pyesë se cila është puna e ShBA-së në këtë. Nuk është e qartë nëse Evropa mund të japë përgjigje bindëse. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Banorët e pallatit ku jetojnë njëzet mijë banorë nuk kanë nevojë të zbresin në tokë për javë të tëra

Banorët e pallatit ku jetojnë njëzet mijë banorë nuk kanë nevojë të zbresin në tokë për javë të tëra

Stil
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

Magazina
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Zbulohet plani i Carlo Ancelottit për Arda Guler

Zbulohet plani i Carlo Ancelottit për Arda Guler

La Liga
Kalo në kategori