LAJMI I FUNDIT:

A po i gjurmon Egjipti telefonat e delegatëve të samitit COP27?

A po i gjurmon Egjipti telefonat e delegatëve të samitit COP27?

Shqetësimet për sigurinë kibernetike janë ngritur në bisedimet për klimën “COP27” të Kombeve të Bashkuara mbi një aplikacion zyrtar për ‘smartphone’ që thuhet se ka fuqi për të monitoruar vendndodhjet, bisedat private dhe fotografitë.

Rreth 35 mijë njerëz pritet të marrin pjesë në konferencën dyjavore të klimës në Egjipt dhe aplikacioni është shkarkuar më shumë se 10 mijë herë në Google Play, duke përfshirë zyrtarë nga Franca, Gjermania dhe Kanadaja, raporton Al Jazeera, përcjell Telegrafi.

Ministria e Komunikimeve dhe Teknologjisë së Informacionit të Egjiptit zhvilloi aplikacionin për delegatët e samitit.

Aplikacioni ka për qëllim të ndihmojë pjesëmarrësit në adresimin e konferencës pa probleme, por “qeveria e Egjiptit mund ta ketë armatosur aplikacionin dhe tani ka aftësinë të mbikëqyrë të gjithë pjesëmarrësit e samitit”, tha për Al Jazeera, David Bader, një ekspert në shkencën e të dhënave dhe sigurinë kibernetike.

Analistët paralajmërojnë se aplikacioni COP27 mund të monitorojë gjerësisht lëvizjen dhe komunikimet e përdoruesit, dhe është në gjendje të lexojë e-mailet dhe mesazhet e koduara të përdoruesve, të regjistrojë bisedat telefonike dhe madje të skanojë të gjithë pajisjen për informacione të ndjeshme.

Bader vuri në dukje, ndonëse zhvilluesi thotë se aplikacioni nuk mbledh të dhëna: “Çuditërisht aplikacioni ka aftësinë e çuditshme për të hyrë në emrin e përdoruesit, numrin e telefonit dhe adresën e e-mailit, të gjithë emailin e përdoruesit – me shpjegimin qesharak për ‘funksionalitetin e aplikacionit’ dhe fotot e dikujt për “menaxhimin e llogarisë”.

“A do të dëshironit që një i huaj të hynte në fotot tuaja private, e lëre më një qeveri të huaj?”, tha Bader duke paralajmëruar se mund të ketë diçka më shumë në aplikacion.

Asnjë ‘provë’ në mbledhjen e të dhënave

Shumica e aplikacioneve kërkojnë leje për të pasur qasje në aspekte të ndryshme në një ‘smartphone’, duke përfshirë vendndodhjen për funksionet GPS ose kamerat për mediat sociale, por përdoruesit duhet të jenë të kujdesshëm, tha Kevin Curran, profesor i sigurisë kibernetike në Universitetin Ulster.

“Duhet pyetur nëse secila prej këtyre lejeve është e nevojshme”, tha Curran, duke e përshkruar aplikacionin COP27 si “shumë ndërhyrës”.

“Në këtë rast, është e vështirë të identifikosh një provë. Ajo që ne nuk mund të konstatojmë është nëse qeveria egjiptiane po e përdor këtë për mbledhjen e të dhënave”, tha Curran për Al Jazeera.

Megjithatë, ai vuri në dukje se aplikacioni mund të vazhdojë të ofrojë informacion për përdoruesit edhe pas përfundimit të konferencës për klimën më 18 nëntor.

Çfarë thonë në Egjipt?

Sipas një analize të aplikacionit nga grupi mediatik amerikan Politico, aplikacioni mund të monitorojë komunikimet edhe kur pajisja është në ‘sleep mode’.

Ambasadori i Egjiptit për COP27, Wael Aboulmagd, denoncoi spekulimet, duke thënë se një vlerësim i sigurisë kibernetike ishte përfunduar dhe, “Më është thënë se sa e pamundur, ose fizikisht ose teknikisht e pamundur”, do të ishte përdorimi i aplikacionit në mënyrë kaq ndërhyrëse.

Meqenëse është i disponueshëm në Google Play dhe Apple Store, ato kompani “nuk do ta lejojnë kurrë këtë” për shkak të protokolleve të sigurisë, shtoi ai.

“Është bërë një vlerësim i sigurisë kibernetike dhe vlerësimi e hodhi poshtë atë plotësisht”, tha Aboulmagd.

Por Bader paralajmëroi se delegatët me aplikacionin në telefonat e tyre mbeten të pambrojtur. “Inteligjenca mund të mblidhet jo vetëm për pozicionet e tyre mbi ndryshimet klimatike, por edhe për negociatat tregtare, aktivitetet politike dhe operacionet ushtarake”, tha ai.

Disa aktivistë të të drejtave kanë kritikuar vendimin që Egjipti të organizojë samitin COP27, duke përmendur një histori të gjatë të goditjes së mospajtimit politik. Dhjetëra mijëra njerëz vlerësohet të jenë burgosur.

Një numër i të pranishmëve kanë thënë se WiFi-ja në konferencën e klimës bllokon aksesin në faqet e internetit të tilla si “Human Rights Watch” te media e pavarur e Egjiptit “Mada Masr”, si dhe në Al Jazeera.

Për ata që shqetësohen për aplikacionin COP27, ekspertët e sigurisë kibernetike rekomandojnë përdorimin e një “telefoni të pa-gjurmueshëm” ose pajisje dytësore, ndërkohë që janë të vetëdijshëm se bisedat e tyre dhe komunikimet e tjera mund të monitorohen.

Ata që e kanë tashmë aplikacionin duhet ta çinstalojnë atë si hap të parë, thonë ata. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Evropa
Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Botë
Kalo në kategori