LAJMI I FUNDIT:

Po flet pa lidhje, a fola me lidhje a pa lidhje mandat i dikujt tjetër që na ka sjellë këtu – debatojnë Enver Hoxhaj e Mimoza Kusari

Po flet pa lidhje, a fola me lidhje a pa lidhje mandat i dikujt tjetër që na ka sjellë këtu – debatojnë Enver Hoxhaj e Mimoza Kusari

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila kanë pasur një përplasje verbale sot gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ku është diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Hoxhaj tha se Kusari-Lila foli “palidhje” dhe sipas tij nuk tha asgjë konkrete në lidhje me dialogun, teksa kësaj deklarate iu përgjigj deputetja Kusari-Lila.

“Unë me vëmendje e dëgjova zonjën Kusari-Lila për të cilën kam respekt, por foli ‘palidhje’, nuk tha asgjë. Si kryetare e shumicës me 59 deputetë, unë pres që të del e të thotë diçka konkrete. Nëse nuk e njeh këtë temë, nxirre dikë prej grupit parlamentar”, tha Hoxhaj në Kuvend.

Kurse, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ndaj kësaj deklarate, duke thënë se nuk mund të mbrojë marrëveshje të cilat kanë qenë të pazbatueshme në formatin se si ishin nënshkruar.

“A fola me lidhje a fola pa lidhje është tërësisht mandat i dikujt tjetër që na ka sjellë këtu me mandat. Edhe secili mandat jeni përgjegjës ndaj atyre që e kemi kërkuar votën. Prej vitit 2013 deri në vitin 2022 janë nëntë vite. Prej vitit 2013 nuk jam në qeveri dhe për nëntë vjet me radhë kam pasur kohë të mjaftueshme të tregojë përqendrimet e mia. E sa kanë qenë të vlefshme ato marrëveshje që janë nënshkruar në kohën kur unë edhe ti kemi qenë në qeveri, e ka treguar pastaj viti 2015 kur keni shkuar në qeveri me LDK-në dhe shumicën prej atyre marrëveshjeve i keni detajuar dhe i keni shtuar elemente shtesë sepse kanë qenë të pazbatueshme në formatin sesi janë nënshkruar atëherë. Çka me mbrojt unë? Kë ta mbroj? Diçka që nuk ka funksionuar”, është kundërpërgjigjur ajo.

Më tej, Hoxhaj sërish ka përsëritur se Kusari-Lila po flet “palidhje”, duke shtuar se fjalitë e saj nuk mund të shndërrohen në veprim politik, raporton Kp.

Ai ka shtuar se Qeveria aktuale ka krijuar iluzion se bota po i pret në raport me dialogun.

“Ju keni krijuar iluzionin që bota na pret dhe keni pasur një qasje në raport me dialogun ku parimet i keni pasur të shkruara në rërë, dhe një politikë e cila është e ndërtuar në rërë. Sot mjerisht po shembet kjo qasje e juaj. Prandaj unë pres nga kryeministri ose nga zotëri Bislimi që ky duhet të del sot e të na tregojë çfarë kanë ndërmend që të bëjnë në këtë situatë të re këta me dialogun Kosovë-Serbi. Jo përralla se çfarë i kanë thënë Miroslav Lajçakut, por çfarë duhet të bëjmë me situatën e re të raporteve Kosovë-Serbi, pas kësaj që po ndodhë në Ukrainë”, ka thënë ai.

Në Kuvend po vazhdon debati parlamentar në lidhje me zhvillimet në dialogun Kosovë – Serbi.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori