LAJMI I FUNDIT:

“Plumbi është më i mirë se dhuna psiqike”, rrëfimet e dëshmitarëve në gjykimin ndaj Gjokoviqit për krime lufte

“Plumbi është më i mirë se dhuna psiqike”, rrëfimet e dëshmitarëve në gjykimin ndaj Gjokoviqit për krime lufte
Foto nga arkivi

Në gjykimin ku Milorad Gjokoviq po akuzohet për krime lufte, dëshmitarët Shaban dhe Selman Gashi, të premten kanë deklaruar se në vitin 1999 e kanë parë tani të akuzuarin Gjokoviq me uniformë.

Të njëjtit, po ashtu kanë rrëfyer për burgosjen dhe përjetimet e tyre gjatë vitit 1999.


Dëshmitari Selman Gashi deklaroi se ishte burgosur nga ushtria më 7 maj të vitit 1999, ku sipas tij kishin qenë 44 persona, ndërsa pas natës së tretë kur i kishin dërguar në një shtëpi tjetër, kishin mbetur 11 persona.

“Na kanë burgos. Na kanë shti në një garazhë. 72 orë pa hangër, pa pi”, shtoi Selmani.

Ndërsa, tha se më pas i kanë detyruar që të shkojnë në një shtëpi private dhe të lajmërohen në stacionin e policisë çdo mbrëmje, ku tha se kishin qëndruar derisa kishin ardhur KFOR-i.

Selman Gashi tha se tek stacioni i policisë (shupa e M.H.) e kishte parë të akuzuarin, ku tha se e kishte dëgjuar t’i ketë thënë axhës së tij (axhës së dëshmitarit) se nuk e ka shkrepur asnjë plumb.

“Ky në atë moment i ka thanë qy qysh m’u ka ndryshk pushka, s’e kom qit asnjë fishek”, tha Selmani të ketë dëgjuar të akuzuarin Gjokoviq t’i ketë thënë axhës së tij Osmanit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Po ashtu, i njëjti ka deklaruar edhe se ka pasur dhunë psiqike.

“Dhuna psiqike ka qenë çdo sekondë, ndoshta nganjëherë plumbi është më i mirë se dhuna psiqike, jo nganjëherë po shumë herë, se je i malltretum, nuk je i lirë asnjë sekondë”, shtoi dëshmitari Selmani.

Gjithashtu, për ditën e 7 majit të vitit 1999 ka deklaruar edhe dëshmitari Shaban Gashi.

Ai tha se në mëngjesin e asaj dite, kishin dëgjuar krismat e armëve, që sipas tij kishte qenë ushtri, por me “sheshira”.

“Nuk kemi ditë asni sen, kur kanë kërcitë krismat e armeve. U ba tym, piskatshin robt”, shtoi dëshmitari Gashi.

Tutje, tha se pastaj kishin dalë në oborr e gjithë familja, kurse vëllai i tij nga frika e krismave kishte kaluar murin, duke dalë në anën tjetër.

“Kanë kërsitë armët e gjata edhe nana ka piskat mesap e vranë A.”, tha më tej Shabani.

Ai tha se i kishin thënë atij (Shabanit) që të shkonte ta gjente vëllanë e tij, duke e goditur me kondak.

Shabani vazhdoi të tregonte se e kishte gjetur vëllanë, të cilit sipas tij po i rrjedhte gjak.

Po ashtu, ai tha se atë ditë i plagosur kishte mbetur edhe H., për të cilin tha se e kishte gjetur të shtrirë në tokë dhe me gojën e mbushur me dhe.

Ndërkaq, për të akuzuarin tha se e kishte njohur në vitin 1993-1994. Mirëpo, se nga ajo kohë më nuk e kishte parë deri në vitin 1999.

Shabani tha se të njëjtin e kishte parë në vitin 1999, të veshur me uniformë, duke shtuar se i ai kishte pasur edhe pushkë në dorë, afër stacionit të policisë.

Kurse sa i përket paslufte, Shabani deklaroi se kishte dëgjuar të tjerët të thonin se i akuzuari Gjokoviq e ka vrarë Z. dhe E.

“Prej kujt kom dëgju nuk e di, veç thojshin Mici e ka vra ata, Mici e ka vra kta”, shtoi ai.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 23 qershor 2023, Millan Gjokoviq akuzohet se në vitet 1998-1999, në fshatin Ozdrim- Komuna e Pejës dhe në fshatrat përreth regjionit të Pejës, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, ka aplikuar masat e vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës, trajtimit në mënyre mizore dhe çnjerëzore, mbajtjes në kushte skllavërie, dëbimit dhe deportimit të dhjetëra civilëve shqiptarë. Akuzohet edhe për plaçkitje, djegie dhe shkatërrimin e shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar.

Në aktakuzë thuhet se nga ana veriore e fshatit Ozdrim me rrugën regjionale Pejë – Mitrovicë, kishin hyrë ushtria e rregullt dhe në fund nga ana perëndimore e fshatit Ozdrim e cila kufizohet me fshatin Vitormiricë kishin hyrë grupet paramilitare të përzier edhe me pjesëtarë të njësiteve speciale ushtarake, filluan të shtinin me armë në drejtim të popullsisë civile me ç‘rast u vranë gjashtë civilë të nacionalitetit shqiptarë: I.K Sh.K, E.M, R.Sh, Z.Sh dhe M.H, ndërsa tre civilë të cilët u plagosen nga këto të shtëna: A.G, H.G dhe M.G, fillimisht u transportuan  për në spitalin e Pejës e më pastaj u ekzekutuan dhe u varrosën në fshatin Lutogllavë, si dhe pesë civil të nacionalitetit shqiptarë: R.K, Z.K, A.K, A.K, A.Sh u vranë gjatë ofensivës, por asnjëherë nuk u gjetën trupat e tyre prandaj ende figurojnë si të zhdukur.

Me këtë, Gjokoviq ngarkohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP i RSFJ-së”) si ligji në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori