Në Klinikën e Ortopedisë në QKUK, po vazhdon trajtimi i personave që u lënduan nga përleshja e armatosur në lokalin Bon Vivant në Prishtinë, që ndodhi të premten rreth orës 23:30.
Drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Gani Jashanica tha për Telegrafin se dy nga të lënduarit janë liruar, ndërsa po vazhdon trajtimi i tre të tjerëve.
Ai bëri të ditur se vajza e cila ka mbetur e plagosur në këtë rast, ka ende plumbin afër shtyllës kurrizore. Jashanica shtoi se të tre pacientët janë jasht rrezikut për jetë.
“Gjendja është e mirë, kemi pasur pesë pacientë, katër meshkuj dhe një vajzë. Dy nga të lënduarit janë liruar, njëri ka pasur plumbin dhe i është larguar, ndërsa tjetri ka pasur dorën e thyer. Kurse vajza e cila është duke u trajtuar ka plumbin afër shtyllës kurrizore, nuk janë në rrezik për jetë”, tha ai për Telegrafin.
Kastriot Ramadani pësoi lëndime vdekjeprurëse si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant”, pas një përleshjeje mes dy grupeve.
Të plagosur mbetën edhe gjashtë të tjerë, ndërsa 13 pësuan lëndime trupore nga gërvishtjet e xhamave apo gjësendet tjera.
Lidhur me rastin, Policia ka njoftuar se është në kërkim edhe të një personi i cili aktualisht ndodhet në arrati.
Për ngjarjen tragjike që ndodhi ditën e shtunë ka pasur reagime të shumta, ku edhe u kërkua krijimi i Policisë së Kryeqytetit.
Ndryshe, rasti i së premtes në “Bon Vivant” është cilësuar nga autoritetet si ‘Vrasje të rëndë’, ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Pjesëmarrje në rrahje’.
Sipas prokurorisë, është duke u punuar në drejtim të identifikimit të personave të implikuar në këtë rast, me qëllim të zbardhjes së plotë të ngjarjes dhe po ashtu është marr aktvendim mbi ndalim ndaj disa personave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251