LAJMI I FUNDIT:

Plotëso dëshirat e Down Syndrome Kosova përmes Joy from GjirafaMall

Plotëso dëshirat e Down Syndrome Kosova përmes Joy from GjirafaMall

Organizatat të ndryshme jo qeveritare kanë nevojë të vazhdueshme për ndihmë gjatë gjithë vitit. Edhe pse vullneti i mirë gjithnjë është prezent, jo gjithmonë mund t’i dhurojmë gjërat të cilat i përshtaten nevojës së organizatave të caktuara.

Për të bërë më të lehtë dhe më efekas procesin e dhurimit, Joy from GjirafaMall në bashkëpunim me Down Syndrome Kosova, kanë krijuar listën e dëshirave për këtë fund vit. Kjo listë është një mundësi për mbështetjen e organizatave jofitimprurëse, përmes së cilës klientët mund të blejnë produktet nga lista e krijuar nga vet organizata, gjë që e bënë kontributin tuaj më të dobishëm sepse në këtë mënyrë jemi të sigurt se organizatat marrin ndihmën e duhur.

Ju mund të përkrahni Down Syndrome Kosova duke përdorur llogarinë tuaj në joy.gjirafamall.com.

Vegëza e mëposhtme të dërgon te «Lista e Dëshirave», e cila në mënyrë automatike lidhet me adresën postare të Down Syndrome Kosova.

Vizito listën e Down Syndrome Kosova në Down Syndrome Kosova | Joy from GjirafaMall, shto artikuj nga lista në shportën tuaj; kliko në  “Dërgo produktet te Down Syndrome Kosova”; zgjedh organizatën Down Syndrome Kosova dhe përfundo blerjen.

Dhe mos harro, se me ty fillon lumturia!

Artikull i sponzorizuar