LAJMI I FUNDIT:

Plotësim-ndryshimi i Projektligjit për financimin e subjekteve politike, parashihen dënime deri në 40 mijë euro (Video)

Plotësim-ndryshimi i Projektligjit për financimin e subjekteve politike, parashihen dënime deri në 40 mijë euro (Video)

Financimi i subjekteve politike, po kundërshtohet nga shoqëria civile, për disa çështje, përfshirë edhe financimin nga donatorët. RTV Dukagjini ka siguruar Plotësim-ndryshimin e projektligjit, që thotë se për shkeljet eventuale, partitë mund të dënohen deri në 40 mijë euro.

Ndonëse Kosova ka një ligj për financimin e subjekteve politike, ai tashmë është në proces të plotësim-ndryshimit të tij.


Projektligji iu jep hapësirë të veçantë kontributeve që marrin partitë politike, duke kërkuar që për çdo donacion të lëshohet faturë. Ato duhet të kenë emrin, adresën, nr. e letërnjoftimit për individët, emrin e biznesit, numri fiskal  si dhe data e kontributit.

Gjithashtu partitë janë të obliguara të japin informacione edhe për çdo kredi  të marrë. Ndërsa ato anonime do të jenë rreptësisht të ndalurara.  Sa i përket dhuratave, ajo nuk duhet të kaloi shifrën e 50 eurove para të gatshme, ngase do të konsiderohet si shkelje e Kodit Penal.

Të gjitha raportet financiare do të auditohen nga  Zyra për Regjstrim dhe Certefikim të Subjekteve politike, me së paku 10 auditorë.

Nga ana tjetër çdo parti që është e përfaqësuar në Kuvend obligohet të ketë faqe zyrtare funksionale dhe aty të bëhen të ditura çdo shumë që kalon shifrën 100 euro, brenda 15 ditëve prej aktivitetit.

Pas çdo 3 mujor, subjekti politik duhet ta dërgoi raportin përmbledhës të shpenzimeve në Zyren për Regjistrim dhe ta bëjë publike në ueb faqen zyrtare. Ndërkaq raportin vjetor, duhet ta mbajë të publikuar së paku 3 vite në faqe zyrtare . Kjo do tu kërkohet edhe partive të cilat nuk janë të përfaqësuara në Kuvend.

E sa i përket gjobave, sipas këtij projektligji do të prekë si subjektet politike ashtu edhe personat përgjegjës, juridik apo fizik.

Dënimi për subjektet politike mund të kapë shifren 4 mijë deri në 40 mijë euro, për shkak të pronësisë së dy osë më shumë llogarive bankare, mos mbajtja e evidencave, nuk ka dorëzuar shpenzimet dhe kontributet e fushatës, nuk ka dorëzuar pasqyrat financiare, tremujore dhe vjetore, nuk ka dhënë qasje në librat evidenciale për auditorët, përcjell Telegrafi.

Personave të subjekeve politike mund të gjobiten 1 mijë deri në 3 mijë euro, personat fizik, 1 mijë deri në 2 mijë euro për mos lëshim të faturës, personave juridik 5 mijë deri në 15 mijë euro, kadidatët për kryetar të komunave, 1 mijë deri në 10 mijë euro.

Ndërkaq shoqëria civile përmes një letre peticioni drejtuar Shefes së zyres së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka kundërshtuar propozimet e Komisionit për Buxhet rreth ndarjes së të hyrave për partitë nga Fondi Publik për Mbështetje,, tkurrjen e funksionit të Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike, zgjerimin e kufizimeve në lidhje me kontributet e donatorëve, e të tjera.

Duke shtuar se këto në thelb do ta përkeqësojnë këtë projektligj./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kronika e Zezë
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Lajme
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori