LAJMI I FUNDIT:

Plomp: Jam i shqetësuar për atmosferën e përgjithshme dhe gjuhën e urrjetjes

Plomp: Jam i shqetësuar për atmosferën e përgjithshme dhe gjuhën e urrjetjes

Ambasadori i Holandës në Maqedoni, Wouter Plomp, në emisionin “360 Shkallë” theksoi se gjithë vendet, ambasadorët e të cilave u paraqitën si të vdekur në rrjetet sociale, kanë thirrur ambasadorët e Maqedonisë në vendet e tyre dhe kanë kërkuar shpjegim për këtë skandal diplomatik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Unë personalisht nuk jam shqetësuar aq shumë për ato fotografi, por Ministria në Hagë është shqetësuar dhe menjëherë e ka thirrur ambasadorin e Maqedonisë për t’a pyetur se çfarë po ndodh në Maqedoni, dhe të njëjtën gjë e kanë bërë edhe Minsitritë, ambasadorët e të cilave ishin në ato fotografi. Për fat të mirë, Qeveria e Maqedonisë doli dhe tha se i dënon këto akte dhe gjuhën e urrejtjes ndaj ambasadorëve dhe premtuan se do të marrin masa për t’i dënuar personat përgjegjës dhe se do të sigurojnë ambient më të sigurt për ambasadorët”, tha Plomp.


Ai tha se është i shqetësuar për situatën e përgjithshme në Maqedoni dhe gjuhën e urrejtjes që përdoret ndaj ambasadorët e huaj. Sipas tij kjo do të çoj në krizë më të thellë dhe do të rëndojë bashkëpunimin mes partive dhe sektorit joqeveritar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Kalo në kategori