LAJMI I FUNDIT:

Pllana tregon se situata në spitalin e Vushtrrisë është më e qetë

Pllana tregon se situata në spitalin e Vushtrrisë është më e qetë

Drejtori i spitalit të Vushtrrisë, Mursel Pllana në një prononcim për Telegrafin ka thënë se situata në këtë spital është më e qetë dhe se 20 pacientë për momentin janë duke u trajtuar me virusin, COVID-19.

Pllana theksoi se nga 20 pacientë, vetëm një prej tyre ende nuk është i konfirmuar me COVID-19.


Ai po ashtu tha se 12 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe nuk ka asnjë në intubim.

“20 pacientë janë të shtrirë në spital. 19 janë të konfirmuar me COVID-19 dhe vetëm një është i pakonfirmuar. 12 pacientë janë me oksigjeno-terapi. Situata është më e qetë”, ka thënë Pllana.

Sipas tij, një infermier si dhe një punëtor i higjienës janë të infektuar me COVID-19.

“Një infermier është pozitiv me COVID-19 si dhe një punëtor higjiene”, tha ndër të tjera drejtori i  spitalit të Vushtrrisë, Mursel Pllana.

Ndryshe, me një vendim nga Shërbimi Spitalor Klinikë Universitarë të Kosovës (ShSKUK), Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë “Sheikh Zayed”, ka pranuar të gjithë pacientët e prekur ose të dyshuar me virusin COVID-19 nga spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës, ”Dr.Sami Haxhibeqiri”, ndërsa spitali rajonal të Mitrovicës, për pacientët me sëmundje tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Shëndetësi
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori