LAJMI I FUNDIT:

Plenumi Studentor: Zgjedhjet në UKM janë të paligjshme, kandidatët për kryetar të tërhiqen nga gara

Plenumi Studentor: Zgjedhjet në UKM janë të paligjshme, kandidatët për kryetar të tërhiqen nga gara

Plenumi Studentor u bën thirrje dy kandidatëve për kryetar të Parlamentit të studentëve që të tërhiqen nga gara, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Zgjedhjet, sipas tyre, janë të paligjshme, zbatohet në përputhje me rregullat jotransparente të miratuara vitin e kaluar, kurse si datë për mbajtjen e diskutimit është më 30 qershor sepse shumica e studentëve atëherë mungojnë.


Si problem tjetër e tregojnë faktin se në ndërkohë zgjedhet rektori i ri ku përfaqësuesit e paralmentit kanë 10 vota.
Stefan Vasilevski, një prej dy kandidatëve nuk dëshiron të shkojë në polemika në lidhje me legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve.

I përkrahur nga 6 studentë të Parlamentit të UKM, ku fokusi drejtohet vetëm për të konkurruar. Premtohet një dimension të ri të organizatës studentore. Po aq ambicioz është edhe kundër kandidati i tij Davor Popovski, pas të cilit qëndrojnë 7 studentë ‘amë’.

Plenumi studentor kërcënon se do të bëjë gjithçka vetëm për t’i ndërprerë këto zgjedhje. /Telegrafi/